Rtv Pendimi

Si të veprojnë kundër ajrit të thatë në shtëpi

Gjatë ditëve të dimrit ajri në hapësirat e mbyllura është i thatë për shkak të ngrohjes. Kjo është mënyra se si ta zgjidhni atë problem…

Sasia normale e lagështisë në hapësirën e mbyllur gjatë dimrit duhet të jetë midis 30 dhe 50 për qind.

Lagështia mund të shtohet shumë thjesht, madje me ndihmën e mjeteve rrethanore, transmeton Telegrafi.

Në radiator mund të vendosni një enë me ujë në të cilën do të shtoni disa pika vaji eterik livande, eukaliptusi apo mente.

Vajrat eterikë kanë cilësi antivirusale, ndikojnë mirë në rrugët e frymëmarrjes dhe eliminojnë lodhjen.

Ujin në enë ndërrojeni çdo ditë.

Kundër ajrit të thatë mund të shërbejë edhe rroba e larë të cilën do ta thani në afërsi të drejtpërdrejtë me radiatorin. Uji nga rroba do të avullojë, por njëkohësisht edhe do të mbajë lagështinë në hapësirë.

Ajri i thatë mund të njomet edhe me vlimin e ujit. Mjafton që në një tenxhere të zakonshme të qitni ujë dhe të shtoni copëza të lëvores së portokallit apo të limonit.

Në zjarr të lehtë lini që ajo përzierje të vlojë. Avulli do të shtojë lagështinë në lokal, ndërkaq aroma e citrusit do të rregullojë gjendjen tuaj.

Lagështinë mund ta krijoni edhe nëse drejtpërdrejt pas dushit apo larjes në vaskë i hapni dyert e banjës, mirëpo për të arritur avullim edhe më të madh, pas daljes nga vaska lëshoni ujin e ftohtë. /Telegrafi/

TË NGJAJSHME