Rtv Pendimi

SI TË ZGJIDHNI PROBLEMET ME SISTEMIN E TRETJES

Sistemi juaj i tretjes nuk funksionon si duhet? Mund të gjeni zgjidhje duke ndjekur disa këshilla te thjeshta.

Hani ushqime të pasura me glutaminë- një nga përbërësit kryesorë që ndihmon në tretje është glutamina, ajo redukton inflamacionin. Ushqime të pasura me glutaminë janë: spinaqi, veza, peshku, mishi, panxhari, majdanozi, produktet e qumështit dhe fasulet. Lëngjet e freskëta të frutave dhe perimeve mund të jenë gjithashtu një zgjedhje e mirë.
Pini ujë- dehidratimi mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore duke përfshirë dhe probleme me tretjen. Shtoni konsumin e ujit (8 gota uji në ditë) dhe qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës. Nëse nuk e pëlqeni shijen e ujit të thjeshtë, shtoni pak limon ose manaferra në të. Jo vetëm do të përmirësoni procesin e tretjes, por do të fitoni energji.
Qëndroni larg dietave- shumë njerëz janë të fiksuar pas dietave të ndryshme, por nëse vuani nga çrregullime të tretjes duhet ti harroni ato. Dietat ndikojnë në dëmtimin e metabolizmit duke shkaktuar çrregullime. Hani ushqime të shëndetshme dhe do të keni nën kontroll peshën dhe sistemin e tretjes.
Mbani mëlçinë të shëndetshme- nëse mëlçia funksionon si duhet, edhe me procesin e tretjes nuk do të keni probleme. Konsumoni karrota, panxhar, lulelakër dhe eliminoni duhanin dhe alkolin, trupi do t’ju jetë mirënjohës.
Hani shëndetshëm-hani ngadalë, përtypni mirë ushqimin, dhe dëgjoni sinjalet e trupit. Të hani ngadalë ndikon shumë mirë në sistemin e tretjes dhe ju ndihmon për të ndjerë më pak uri.
Hani ushqime të fermentuara- ushqimet e fermentuara përmbajnë bakterie të mira të cilat ndihmojnë në përmirësimin e sistemit të tretjes. Por kujdes mos e teproni, thjesht shtoni disa lakra turshi në darkën tuaj dhe do të shikoni rezultate./rtk

TË NGJAJSHME