Rtv Pendimi

Si t’i eliminoni toksinat nga trupi…

Doktori ka mundësi të vendosë se ç’po i shkakton gazrat tek ju bazuar në:

  • Historinë mjekësore
  • Rishikimin e zakoneve të të ngrënit
  • Kontrollin fizik

Gjatë kontrollit fizik, mjeku mund të kontrollojë zonën e barkut për të parë nëse është i fryrë dhe të dëgjojë zhurmën ndërsa prek butësisht barkun. Zhurma zakonisht është tregues i pranisë së gazrave të tepërta.

Në varësi të simptomave të tjera, mjeku mund t’ju rekomandojë teste të tjera shtesë për të vendosur mbi gjendje që janë më serioze.

Trajtime dhe ilaçe

Nëse dhimbjet nga gazrat shkaktohen nga një problem tjetër shëndetësor, trajtimi i shkakut mund të ofrojë lehtësim. Në të kundërt, për gazrat është e rëndësishme trajtimi me regjim ushqimor, modifikime në stilin e jetesës ose në mjekime që merren pa recetë.

Megjithëse zgjidhjet nuk janë të njëjta për të gjithë, pak a shumë, shumica e njerëzve arrijnë të gjejnë zgjidhje.

Dieta

Ndryshimet e mëposhtme në regjim mund t’ju ndihmojnë në uljen e sasive të gazrave që trupi çliron ose të ndihmojë që gazrat të lëvizin më shpejt në sistemin tuaj:

Përpiquni të identifikoni dhe shmangni ushqimet që ju ndikojnë më shumë. Ushqimet që shkaktojnë probleme me gazrat për shumë njerëz përfshijnë fasulet, qepët, brokolin, lakrën e Brukselit, lakrat, lulelakrat, shpargun, dardhët, mollët, pjeshkët, kumbullat, karamelet pa sheqer (sugar-free), çamçakëzat, buka me drithëra të plota, qumështin, akulloret, birrat, pijet e gazuara.

Mundohuni të shmangni ushqimet e skuqura apo me yndyrë: shpesh fryrja vjen nga të ngrënit ushqime me yndyrë. Yndyra vonon zbrazjen e stomakut dhe rrit ndjenjën e ngopjes.

Përkohësisht kufizoni ushqimet me shumë fibra: Shtojini ato sërish pas disa javësh. Për disa njerëz duhen rreth 3 javë që trupi t’u mësohet me shumë fibra. Por, disa njerëz nuk përshtaten kurrë.

Kini kujdes me shtesat ushqimore të fibrave: Mundohuni të ulni sasinë që merrni dhe pastaj shtojini graudalisht. Nëse simptomat mbeten, atëherë është mirë të provoni një tjetër llojë të shtesave ushqimore të fibrave. Kujdesuni që t’i merrni shtesat me një gotë me ujë dhe të pini shumë lëngje përgjatë gjithë ditës.

Ulni sasinë e bulmetrave: Mundohuni të përdorni ushqime bulmetore me pak laktozë. Kështu, mund të përdorni kos në vend të qumështit.

Konsumimi i sasive të vlogla të produkteve të qumështit ose konsumi i tyre me ushqime të tjera, e bën më të lehtë tretjen et yre nga trupi. Në disa raste gjithsesi, bulmetrat duhet të eliminohen pltoësisht.

Stili i jetesës dhe zgjidhje shtëpiake

Bëni ndryshime në stilin e jetesës për t’u lehtësuar nga gazrat e tepërta

Hani në sasi të vogla. Shumë ushqime që shkaktojnë gazra janë pjesë e nje diete të shëndetshme. Kështu që mundohuni të hani sasi të vogla të këtyre ushqimeve nëse vini re se trupi i përballon sasitë e vogla pa krijuar gazra të tepërta

Hani avash, përtypeni mirë ushqimin dhe mos e gëlltisni: nëse keni vështirësi që të hani avash, lëreni priurnin (lugën) në tavolin në mes të kafshatave.

Shmangni çamçakëzët dhe pirjen me pipëz: këto gjëra bëjnë që të gëlltisni më shumë ajër

Kontrolloni protezat: protezat e vendosura keq mund t’ju shkaktojnë gëltitje të ajrit të tepërt kur ahni apo pini.

Mos tymosni: cigaret mund të rrisin sasinë e ajrit që gëlltisni

Ushtimet: aktiviteti fizik ndihmon në lëvizjen e gazrave në traktin tretës.

Nëse era që vjen si pasojë e gazrave është shqetësuese, është mrië të kufizoni ushqimet e pasura në sulfur, si brokoli apo lakrat, birra dhe ushqimet e pasura në proteina. /Radio Pendimi/

TË NGJAJSHME