Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Samet Tours
Vip Well
Shëndetësi

Si t`i shëroni bajamet me receta popullore

Muslim Shop

Pezmatimi i bajameve është i shpeshtë gjatë muajve të ftohtë, veçanërisht te fëmijët.

Derisa shumë prindër preferojnë mjekimin me barna, disa të tjerë preferojnë receta mjekësore popullore, të cilat kanë më pak efekte anësore.

Në këtë artikull ne do t’ju ofrojmë tre kura natyrale për këtë problem:

Recetë me lule pjeshke

Këtë bar natyral do ta keni më të lehtë ta përgatitni në pranverë, kur lulëzojnë pemët, pasi baza e tij është pikërisht lulja e pjeshkës.

Për përgatitjen e mjekimit nevojiten 15 – 30 gram lule pjeshke që më pas duhet t’i zieni në 500 mililitër ujë për një kohë. Kjo tretësirë e fituar mund të përdoret në dy forma:

  1. Të pihet në formë çaji duke e ëmbëlsuar sipas dëshirës, më së miri me mjaltë
  2. Tretësira mund të përdoret edhe si gargarë, duke shpërlarë fytin me të disa herë në ditë për 20 deri në 30 sekonda.

Lulet e pjeshkës mund t’i përdorni edhe në një formë tjetër për të ndihmuar bajamet e pezmatuara.

Ju mund t’i shtypni duke i bërë pluhur lulet e thara e të imtësuara të pjeshkës, dhe ato mund t’i përdorni duke përtypur në gojë disa herë në ditë nga gjysmë lule të çajit.

Recetë me sherbele

Sherbela është një bimë shumë e përdorshme për trajtimin e ftohjeve dhe bajameve të acaruara.

Ajo është edhe pjesë përbërëse e shumë suplementeve dhe shurupeve natyrale që mund t’i blini në barnatore.

Çajin nga sherbela mund ta përdorni vazhdimisht gjatë ditëve sa jeni të sëmurë, por edhe në ditët tjera.

Veç çajit ju mund të bëni edhe një tretësisë për shpërlarje të gojës me përmblajeje sherbele. Për ta bërë edhe më efektive tretësirën, veproni si në vazhdim:

Përziheni në raport 1:1 bimët: sherbela (Salvia officinalis), këputja e arave (Equisetum arvense), boçet e hormoqit (Picea abies).

Përzierjen e përgatisni në formë çaji të nxehtë, të cilin pastaj mund ta ëmbëlsoni me mjaltë sipas dëshirës. Me këtë “çaj” shpëlahet fyti (në formë gargarë) çdo 15 minuta.

Mëllaga e bardhë

Mëllaga është një tjetër bimë e cila tradicionalisht është përdorur për të trajtuar kollën, ftohjet dhe dhimbjet në fyt. Produkti më i përdorur është çaji nga rrënjët e mëllagës.

Në fakt tretësira me mëllagë përgatitet me ujë të ftohtë. Për të përgatitur këtë “çaj”, vendosni dy lugë rrënjë të mëllagës në 250 mililitër ujë dhe leni rrënjët të qëndrojnë për rreth gjysmë ore.

Pastaj e kulloni lëngun dhe largoni mbetjet e rrënjëve, dhe e pini pak nga pak.

Të ngjajshme

A mundë të ju ndihmoj meditimin, në orar të punës?

Kushtrim Guraj

Boronicat reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Kushtrim Guraj

Duhani, dy herë i dëmshëm

Kushtrim Guraj

Fillon Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi 2019

Kushtrim Guraj

Ushqimet që preferohen gjatë ditëve të nxehta

Hevzi Hasani

Turqia synon rekordin Guinness në transplantin e mëlçisë

Kushtrim Guraj

Përfitimet e mahnitshme të ujit , sa ujë duhet të pini në ditë?

Kushtrim Guraj

Rreth 90 për qind e njerëzve nuk e dinë sa shumë pemë e perime duhet të konsumojnë

Kushtrim Guraj

SËMUNDJET E GJËNDRËS TIROIDE

Kushtrim Guraj