Nëna i tha të birit se nëse e kryen ushqimin do të të dërgoj në park. I biri arriti ta kryente ushqimin dhe i tha: Nëna ime, eja të shkojmë tani në park!
Ajo ia kthehu: Koha kaloi dhe jashtë është një egërsirë që i ha fëmijët, tani nuk mund të dalim.
Djaloshi u ul i mërzitur dhe ndërkohë i dëgjonte zërat e fëmijëve duke lozur jashtë në rrugë pa i kafshuar asnjë egërsirë.
Rrëfimi vazhdon…
Djaloshi u rrit pak dhe hyri në shkollë. Mësuesi i lajmëroi se ata që e përmirësojnë sjelljen, do ti marrë në shëtitje në fundjavë. Djaloshi u mundua që të bëhet prej të parëve që do ti zgjedhë mësuesi për shëtitje dhe pasi përfundoi java e pyeti mësuesin: Kur do të shkojmë në shëtitje?
Mësuesi u përgjigj: Për cilën shëtitje flet?!
Rrëfimi vazhdon…
Babai i djaloshit hyri në shtëpi dhe e gjeti të birin duke i përsëritur mësimet dhe i tha: Biri im, nëse kalon me sukses këtë vit do të ta blej një biçikletë. Përfundoi viti dhe djali doli i pari në klasën e tij.
Shkoi te babai dhe i tha: Ku është biçikleta ime?! Prindi ia kthehu: Biçikleta është e rrezikshme, ka mundësi të të ndodhë ndonjë fatkeqësi, lëre atë!
Rrëfimi vazhdon…
Fëmija u rrit dhe u bë një gënjeshtar dhe mashtrues i madh dhe të gjithë e pyesnin se:
Prej nga erdhe me këtë moral dhe sjellje të keqe?!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU