Nëna i tha birit të saj se nëse e plotëson ushqimin në të ngrënë, do ta dërgojë atë në park. I biri arriti që ta plotësojë ushqimi dhe më pas i tha:
– Nëna ime, eja të shkojmë në park.
Ajo ia ktheu:
– Koha kaloi dhe jashtë gjendet një egërsirë që i ha fëmijët, prandaj nuk mund të dalim tani.
Djaloshi u ul i mërzitur dhe ndërkohë i dëgjonte zërat e fëmijëve duke luajtur jashtë në rrugë, pa mos i kafshuar ndonjë egërsirë.
Pas një periudhe të gjatë kohore, djaloshi u rrit dhe u bë për të hyrë në shkollë. Mësuesi i lajmëroi se ai që e përmirëson sjelljen, atë do ta marrë në shëtitje në fundjavë. Djaloshi u mundua që të bëhet prej të parëve që do t’i zgjedhë mësuesi për në shëtitje dhe pasi përfundoi java, e pyeti mësuesin duke i thënë:
– Kur do të shkojmë në shëtitje?
Ndërkohë që mësuesi tha:
– Për cilën shëtitje po flet?
Pas një kohe, babai hyri në shtëpi dhe e takoi të birin duke i përsëritur mësimet.
– Biri im, nëse kalon me sukses këtë vit, do të blej biçikletë, – i tha babai të birit.
Viti përfundoi, ndërsa djaloshi doli nxënësi më i dalluar në klasën e tij. Më pas, shkoi te babai i tij dhe i thа:
– Ku është biçikleta ime?
– Biçikleta është e rrezikshme! Ka mundësi të të ndodhë ndonjë fatkeqësi, lëre atë! – ia ktheu babai të birit.
Kaloi koha dhe fëmija u rrit. Ai u bë rrenacak dhe mashtrues i madh. Kurse, më e keqja është se të gjithë e shtronin pyetjen: Prej nga erdhe ti me këtë moral dhe sjellje të keqe?!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU