SI VEPROI KUR KUPTOI SE GRUAJA E TIJ KA VIRUSIN HIV

Shkoi ta vizitonte në spital. Ia hodhi një shikim fytyrës së zbehur dhe trupit të lodhur. I ke shikuar raportet?- e pyeti burri. Po- u përgjigj. A e dije se je prekur nga virusi HIV? Lëvizi kokën në shenje pohimi dhe iu kthye gjumit të mundimshëm pasi që mbuloi kokën me çarçaf. Nën jastëk e vendosi një shkresë dhe doli nga dhoma duke thënë: Nën shtrat ka një letër. Pas largimit të tij, gruaja e nxori letrën dhe filloi ta lexonte. “Ti je e shkurorëzuar, dokumentacioni përkatës të sillet brenda dy ditësh”. E hodhi letrën dhe prapë e vendosi çarçafin mbi kokë.
Ende pa e lëshuar spitalin, mjeku i cili kujdesej për trajtimin adekuat të gruas së tij, e thirri dhe i tha: Zotëri!
Mua më thirrët?- pyeti mjekun duke u kthyer kah ai. Më nevojitesh pak në vizitë. Çështja është me rëndësi- tha mjeku.
Në rregull, e di se do të diskutosh për gruan time por ajo tani e tutje më nuk konsiderohet e imja. E kam divorcuar dhe familja e saj tashmë e merr përsipër atë.
E shikoi mjeku me ironi dhe i tha: Çështja nuk është kështu. Ti ke nevojë për analiza gjaku. Filloi ngjyra e fytyrës t’i ndryshonte. Nuk kishte shumë kohë që mjeku kishte nxjerre raportin. Zotëri, më vjen keq por edhe ti ke virusin e gruas sate, mendoj të divorcuarës sate.
E poshtra, e ndyra, ajo është shkaktare e kësaj…
Jeni duke gabuar zotëri. Historiku i virusit tek ti është më i vjetër se sa tek gruaja dhe, në bazë të parashikimeve, ti je bartësi i virusit tek ajo. Pas pak muajsh edhe ti do të paraqiten efektet e virusit.
E shqeu raportin dhe doli me nxitim nga spitali. Ndezi veturën dhe me shpejtësi iku duke lënë pluhurin pas.
Atë natë të ftohtë e me shi, gruaja kishte rënë në agoni të vdekjes. Në spital kishin mbërritur dy prindërit dhe vëllezërit e saj. Ajo shikoi në ta ndërsa vdekja ia kishte grabitur shkëlqimin e fytyrës. Foli me një zë të dobët e tha: O Zoti im, Ti e di se unë nuk të kam kundërshtuar dhe nuk kam rënë në amoral. Nëse unë kam bërë një jetë të tillë (kam rënë në amoral) dhe Ti këtë e di, kurrë mos më mëshiro!
I tha dy shehadetet dhe vdiq. Babai i saj doli nga dhoma e spitalit duke cituar hadithin e Muhammedit, alejhi’s selam: Kur t’ua kërkojnë vajzat ata që ju pëlqeni fetarizmin dhe moralin e tyre, jepuani, ndryshe shkaktoni sprova dhe trazira të mëdha në tokë!
 
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI
Data: 10-2-1008, e diele
Vushtrri, Kosovë