SIDA, zbulohet origjina dhe rrugëtimi i virusit që vrau 36 milionë

SIDA, zbulohet origjina dhe rrugëtimi i virusit që vrau 36 milionë

Nuk ka më dyshime, provat e mbështesin. Në momentin që disa insistojnë të rishikojnë historinë e Sida-s, duke i atribuar asaj një shkak tjetër nga virusi imunodefiçiencës njerëzore (HIV), një ekip ndërkombëtar ka rindërtuar shkencërisht në kohë dhe në hapsirë origjinën e këtij virusi vdekjeprurës. Punimet e Nuno Faria dhe kolegëve të tij, të botuar më 3 tetor në revistën amerikane Science, i referohen origjinës së epidemisë e cila është shfaqur në Republikën demokratike të Kongos (RDC) dhe kryeqytetin e saj Kinshasa, qysh prej vitit 1920, kryesisht nëpërmjet hekurudhës. Publikimi i parë mbi rastet e Sida-s daton në vitin 1981 dhe identifikimi i virusit të tipit 1 HIV (HIV-1, është më i përhapuri në botë në botë) daton në vitin 1983. Pika e nisjes u lokalizua në Afrikën qëndrore, më saktë ish Kongon belge, më vonë e quajtur Zaire, dhe sot Republika Demokratike e Kongos.

Nuk ka dyshim që HIV ishte një formë e cila kishte evoluar nga një virus majmuni që jetonte në pyll. Por zinxhiri se si fillon epidemia mbetet ende në hije. Për ta sqaruar atë, ekipi i përbërë nga shkencëtarë evropianë dhe amerikano-veriorë ka analizuar sekuencat gjenetike të qindra kampioneve të HIV-1 të marra në ish Kongon belge, si dhe në vendet fqinje, gjatë shekullit XX, dhe të konservuara në Laboratorin Kombëtar të Los Alamos (Meksika e re).

Ata kanë ndjekur shfaqjen e mutacioneve të virusit në të njëjtën kohë dhe lokalizimin e tij. Shkencëtarët i kanë ballafaquar këto rezultate me aktivitetet njerëzore në këto rajone, për t’u përpjekur të kuptojnë rrethanat që kanë lejuar epideminë të përhapet.

“Ne kemi mbledhur pjesët e “gjëzës” për të përcaktuar ku dhe kur virusi kishte kaluar nga rezervuari i tij i kafshës tek njeriu, shprehet Martine Peeters, virolog në departamentin e virulogjisë UMI 233 i Institutit të kërkimit për zhvillimin (Montpelje) dhe bashkëautor i artikullit.

Ky kalim nga majmuni tek njeriu ishte padyshim produkt i disa fazave dhe para se një epidemi të shpërthente, virusi gjendej në pyll. Por një ditë u gjend në vendin e duhur dhe në momentin e duhur dhe epidemia nisi të përhapet”.

Shtami virusal i pandemisë ka për bujtës shimpanzetë që jetojnë në jug lindje të Kamerunit. Rreth viteve 1920, një njeri u kontaminua nga virusi ndofta duke konsumuar mish kafshësh të egra, apo pasi eshte plagosur gjatë një seance gjuetie. Pastaj u shfaq në Kinshasa, e cila do të bëhej djepi i epidemisë. Arkivat koloniale belge kanë zbuluar se në këtë periudhë shkëmbimet tregtare me rrugë lumore njohën një zhvillim intensiv midis këtyre dy rajoneve, sidomos për tregtinë e fildishit dhe të kauçukut. Pastaj nga vitet 1920 deri në vitet 1950, urbanizimi dhe transportet hekurudhore në veçanti, u zhvilluan e lidhur kjo sidomos me industrinë minerare. Në vitin 1937, virusi i vjetër i pandemik i HIV-1 filloi të gjendej përsëri në Brazavil, kryeqytet i ish-kolonisë franceze të Kongos, e ndodhur 6 km nga Kinshasa, në anën tjetër të lumit të Kongos.
Në të njëjtën periudhë, virusi u përhap në qytete të tjera të mëdha të Republikës Demokratike të Kongos, e vendosur në juglindje të Kinshasas.

Sëpari u shfaq në Lubumbashi, një rajon i largët, pastaj dy vjet më vonë në Mbuji-Mayi, duke ndjekur rrugën hekurudhore. Në vitin 1922 me tren udhëtonin më shumë se 300 000 persona në vit. Kjo linjë hekurudhore përshkonte vendin nga perëndimi drej juglindjes dhe transportonte më tepër se një milion në vitin 1948. Gjatë dekadave në vijim, në rrugën lumore që virusi përfshiu Bvamandan dhe në Kisangani, në verilindje të territorit.

Aktivitetet njerëzore, puna e imigrantëve, zhvillimi i aktiviteteve të prostitucionit dhe praktika e bërjes së gjilpërave për mjekim kundra infeksioneve të transmetuara seksualisht me material jo steril (shiringa dhe age të ripërdorura për shumë persona) do ta rrisnin përhapjen e epidemisë.

Rreth vitit 1964, haitianët të ardhur për të punuar në Kongo-Kinshasa, tashmë e pavarur, importuan virusin në vendet respektive me kthimin atje. Më pas virusi HIV u shfaq në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që ai u përhap menjëherë në vënde të tjera të Afrikës subsahariane. Vazhdimi është i njohur. Sida ka infektuar 75 milion persona dhe ka shkaktuar vdekjen e 36 milionë personave. Shkencëtarët kanë konfirmuar mbizotërimin në epideminë të virusit HIV-1 të grupit M (në shumicë), në dëm të grupit O, i cili është lokalizuar në Afrikën qëndrore. “Një virus që kalon nga kafsha tek njeriu duhet të mund të përshtatet me këtë bujtës të ri, shpjegon Martine Peeters. Virusi HIV-1 i grupit M ka zotëruar tipare që e kanë favorizuar atë”. Me t’u përshtatur, virusi shtohet tek bujtësi i tij dhe pastaj transmetohet nga njeriu tek njeriu, deri në krijimin e një epidemie.

Rindërtimi i itinerarit kronologjik të këtij virusi nga pylli, kalimi nga kafsha tek njeriu dhe duke u përhapur nën formën epidemike, merr një rezonancë të veçantë në momentin kur Ebola po shkakton vdekjen e shumë personave në Afrikën perëndimore.

“Ekziston një paralele midis dy epidemive, thekson Martine Pee ters, por asnjëri nuk e priste atë që virusi i Ebola-s të shfaqej dhe të transmetohej shpejt, madje shumë më shpejt se virusi i HIV. Duhet thënë se rrugët e transmetimit nuk janë të njëjtat, ato janë më të lehta për Ebolën, dhe se faza e inkubimit është shumë më e shkurtër se sa për virusin HIV. “Sida-s i janë dashur gjashtëdhjetë vjet që të bëhet epidemike, ndërsa virusit të Ebolas as dyzet vjet. /Le Monde/Bota.al

(d.b/BalkanWeb)