Rtv Pendimi

SIKUR..!!

Sikur zemrat e besimtarëve të ngritnin zërin me tekbire ashtu siç ngritin gjuhët e tyre për Bajram, do të kishin ndryshuar kahjen e historisë.

Sikur të tuboheshin rreth së vërtetës ashtu si tubohen rreth Qabes, nuk do ti kishte shkuar në mendje dikujt të tubohet kundër tyre.

Sikur të qëndronin të gjithë në një saf(rresht) dhe pas një imami, sikur qëndrojnë në namazin e tyre, nuk do tu kishte dalë përpara askush.

Sikur ti zgjatnin për tu përshëndetur shpirtrat e tyre ashtu siç i zgjatin për tu përshendetur duar e tyre, do tu kishin dhënë fund një herë e përgjithmonë shkaqeve të ndarjes në mes tyre.

Sikur të buzqeshnin shpirtrat e muslimanëve ashtu siç buzqeshin buzët e tyre, do të ishin populli më i lumtur që ekziston nën qiell.

Sikur të sakrifikonin egoizmin e tyre ashtu si sakrifikojnë kafshët për kurban, të gjitha ditët e tyre do të ishin festë.

Sikur të dëshironin për të tjerët atë që dëshirojnë për vete, do të kishin mbjellur dashurinë në mes njerëzve dhe do ti kishin dhënë fund urrejtjes dhe hidhërimit.

Sikur të visheshin me moralin më të persosur ashtu siç vishen me rrobat më të bukura, do të ishin populli më i bukur në botë.

Sikur të jepnin zekatin duke qenë të kënaqur shpirtrat e tyre, nuk do të kishin mbetur të varfër në tokë.

Kjo është një thirrje për të menduar.., pastaj për të ndryshuar…

Nuk na takonë neve të jemi ndryshe përveç se ashtu siç ka dashur Allahu nga ne që të jemi, Ai thotë: “Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve.”(Ali Imran: 110)

Të ndryshojmë ne që Allahu të ndryshon gjendjen tonë, Allahu thotë: “Allahu nuk ndryshon gjendjen e një populli deri sa ata të ndryshojnë vetën e tyre”.(Er-Ra`d: 11)

Përkthim: Ramil SHERIFI

 

 

 

 

 

 

TË NGJAJSHME