Simite me susam

250 gr
gjalpë
1/2 gotë
vaj
¾ filxhani
sheqer
1 filxhan
uthull
1
vezë (e verdha brenda në brumë, e bardha per t’i lyer sipër)
10 gr
maja buke
1 lugë e mesme
kripë
2 lugë
salep
2 gota
miell
susam
  1. Përziejmë 2 gota me miell, kripën, sheqerin, salepin dhe sodën , derisa të përfitojmë një masë homogjene.
  2. Shtojmë gjalpin dhe vazhdojmë të punojmë brumin edhe për pak kohë.
  3. Hedhim vajin, uthullën, të verdhën e vezës, dhe shtojmë nga pak miell derisa të përfitojmë një brumë të plotë që nuk ngjitet në dorë.
  4. Brumi lihet të paktën për gjysëm ore në frigorifer. Pastaj i japim brumit forma të unazës për të bërë simite.
  5. Hedhim të bardhën e vezës në një pjatë me pak kripë. Lyejmë format e përgatitura me të bardhën e vezës dhe lyejmë të dy anët me susam, pastaj i vëmë të pjeken në furrën e ngrohur më parë në 170-180 gradë, për 25-30 minuta.