Sulmi në zemër shkaktohet kur furnizimi në gjak bllokohet. Ky fenomen është urgjencë mjekësore dhe menjëherë duhet ta thërrisni autoambulancën nëse dyshoni se ju apo dikush tjetër jeni duke përpjetuar sulm në zemër.
Vlen të ceket se sulmet e zemrës kryesisht shkaktohen nga sëmundjet koronare të zemrës – sëmundje ku kolesterina i bllokon enët kryesore të gjakut në trup.
Sidoqoftë, janë disa shenja të sulmit të zemër nga të cilat duhet të keni kujdes.
Këto janë gjashtë shenjat kryesore:
– Dhimbje në gjoks, e cila mund të shpërndahet edhe në pjesë tjera të trupit, si p.sh. në dorë të majtë
– Marramendje
– Djersitje
– Probleme me frymëmarrje
– Sulm paniku
– Vjellje apo koll
Mbani mend se gjithmonë mund ta ulni rrezikun për sulm në zemër duke bërë ndryshme të vogla në stil të jetesës – qoftë kjo duke ngrënë më shëndetshëm apo duke bërë ushtrime fizike.
Gjithashtu përpiquni edhe të shmangni kripën dhe alkoolin. /RTV Pendimi/