Avionët luftarakë izraelitë sot herët në mëngjes kryen një sulm me raketa pranë kryeqytetit sirian, Damaskut, njoftoi agjencia e lajmeve e regjimit sirian SANA, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Armiku izraelit nisi agresionin ajror me një seri raketash nga drejtimi i Rijakut, në lindje të Bejrutit, duke synuar disa pika afër Damaskut”, raportoi SANA, duke cituar një burim ushtarak.
Burimi tha se mbrojtja ajrore siriane ka interceptuar predha dhe ka rrëzuar disa prej tyre.
Një burim ushtarak ka konfirmuar se nga sulmi janë shkaktuar dëme materiale, por nuk ka dhënë më shumë detaje.
Autoritetet izraelite nuk kanë komentuar mbi akuzat.
Izraeli ka shënjestruar forcat iraniane dhe të regjimit sirian në Siri prej vitesh dhe rrallë ka marrë përgjegjësinë për sulmet.