Rtv Pendimi
Lajme

Siri, bie dëshmor një ushtar turk në Idlib

Një ushtar turk ra dëshmor dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm ndaj një ambulance të blinduar në veriperëndim të Sirisë, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë të premten, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Shënjestrat e përcaktuara në rajon u futën menjëherë nën zjarr nga makineritë tona dhe u dha përgjigja e nevojshme”, tha ministria në një deklaratë të shkruar për incidentin që ndodhi në provincën e Idlibit.

Ministria shprehu ngushëllime familjes së dëshmorit, Forcave të Armatosura Turke dhe kombit turk, duke uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

Këtë mars, Ankaraja dhe Moska ranë dakord për një protokoll që kërkon nga palët të “ndërpresin të gjitha veprimet ushtarake përgjatë vijës së kontaktit në zonën e deeskalimit të Idlibit”.

Idlibi bie brenda zonës së deesklaimit të parashikuar në marrëveshjen midis Turqisë dhe Rusisë në fund të vitit 2018. Regjimi Sirian dhe aleatët e tij, megjithatë, kanë thyer në mënyrë të vazhdueshme kushtet e armëpushimit, duke kryer sulme të shpeshta brenda zonës.

Zona e deskalimit aktualisht është vend strehimi i katër milionë civilëve, përfshirë qindra mijëra të zhvendosur në vitet e fundit nga forcat e regjimit në gjithë vendin e shkatërruar nga lufta.

Turqia është angazhuar për të mbrojtur popullsinë lokale civile, si dhe të pastrojë rajonin më të gjerë nga elementet terroriste.

Të ngjajshme

BE ndihmon Kosovën me donacion në vlerë 800 mijë euro në përballjen me COVID-19

Kushtrim Guraj

“Franca luan lojë të rrezikshme në Libi”

Kushtrim Guraj

Rama: Shqipëria e ka detyrim të mbështesë Kosovën pa kushte

Kushtrim Guraj

Thaçi: Nëse aktakuza konfirmohet, do të jap dorëheqje

Kushtrim Guraj

Turqia kreu operacionin më të madh kundër drogës

Kushtrim Guraj

BIK vendos: Anulohet haxhillëku

Kushtrim Guraj

Hoti: Liberalizimi i vizave mbetet një nga çështjet më urgjente që duhet të zgjidhim

Kushtrim Guraj

“Turqia nuk bën asgjë të paligjshme në Mesdhe”

Kushtrim Guraj

Kryeministri Hoti fillon takimet në Bruksel, pritet nga kreu i Këshillit Evropian

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU