Siri, shpërthejnë dy mina në perëndim të vendit

Siri, shpërthejnë dy mina në perëndim të vendit

Të paktën 18 persona u vranë dhe 3 të tjerë u plagosën në shpërthimet e minave në pjesën perëndimore të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dy mina shpërthyen në fshatin Al-Salamiyah, që gjendet në lindje të Hamas, sipas agjencisë së lajmeve SANA, e cila është e lidhur me regjimin e Bashar al-Assad.

Zona ku ndodhën shpërthimet kontrollohet nga forcat e regjimit dhe terroristët e huaj të mbështetur nga Irani.

Siria është përfshirë në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad-it goditi protestat pro-demokratike me një egërsi të papritur.

Më shumë se 5 milionë civilë janë zhvendosur që atëherë.