Siri, sulm me raketa pranë bazës amerikane

Një sulm me raketë është kryer në zonën ku janë vendosur forcat amerikane pranë fushës së naftës Omer në provincën Deir ez-Zor në Sirinë lindore, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga AA nga burime lokale, sulmi me raketa është kryer gjatë natës në zonën e rajonit Yesilkoy, ku janë stacionuar forcat amerikane dhe ku ndodhet fusha e naftës Omer. Rajoni është nën okupimin e organizatës terroriste YPG/PKK.

Dëme materiale u shkaktuan në rajonin Yesilkoy.

Ndonëse ende nuk dihet se nga ka ardhur sulmi, burimet kanë thënë se forcat amerikane kanë gjuajtur me artileri dhe raketa në drejtimin nga kanë ardhur raketat.