thumbs_b_c_2eb82da0f8e1dd357f3953c57727995a

Siri, vriten 3 anëtarë nga e njëjta familje në sulmin e regjimit në Idlib

Të paktën 3 civilë humbën jetën dhe 6 tjerë u plagosën në sulmin e regjimit të Bashar al-Asadit në fshatin Obin në jugperëndim të provincës së Idlibit në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Forcat e regjimit të Asadit dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani, sulmuan fshatin Obin, brenda kufijve të Zonës së Deeskalimit të Idlibit.

Sipas informacioneve të marra nga burime të Mbrojtjes Civile Siriane (Helmetat e Bardha), nga sulmi u vranë 3 anëtarë nga e njëjta familje dhe u plagosën 6 civilë të tjerë.

Të plagosurit po trajtohen në spitalet e afërta.

 Situata në Idlib

Në takimin e Astanës në vitin 2017, Türkiye, Rusia dhe Irani vendosën të krijojnë 4 “zona deeskalimi” në zonën që nuk është nën kontrollin e regjimit të Asadit.

Regjimi, terroristët e mbështetur nga Irani dhe Rusia vazhduan sulmet e tyre, duke pushtuar 3 nga 4 rajonet dhe duke u nisur drejt Idlibit. Megjithëse Türkiye arriti një marrëveshje shtesë për të forcuar armëpushimin me Rusinë në shtator 2018, sulmet u intensifikuan përsëri në maj 2019. Pas marrëveshjes së re mes Türkiye-s dhe Rusisë më 5 mars 2020, armëpushimi ende ruhet në masë të madhe.

Përafërsisht 2 milionë civilë që ikën nga sulmet gjatë periudhës 2017-2020 u detyruan të migrojnë në rajonet afër kufirit të Türkiye-s.