veri-veriu-zgjedhje-zgjedhjet-policia-800x450-1

Situata në veri: Vikend i qetë në komunat me protestues serbë

Atmosferën e zymtë të së dielës, duket se më së shumti po e shijonte ky qen në Zubin Potok.

Ndryshe nga dy javët e fundit, në ditën e dytë të vikendit këtu nuk u pa asnjë protestues serb. Herë pas here shiheshin qytetarë që kishin dalë për të shëtitur. Jashtë ndërtesës së komunës nuk u pan asnjë polic, pos pak pjesëtarëve të KFOR-it hungarez.

Fqinjët e tyre austriak, ishin shumë më të ngarkuar e uniformuar në Zveçan. Protestues pati më në numër, teksa kanë vendosur edhe një baner në të cilin shkruan se ‘Zveçani është i përjetshëm’. Të tjerë nën hije kohën po e kalonin duke luajtur me letra.

Njëfarë qetësie mbizotëroj tërë ditën edhe në Leposaviq.

Krahas kryetarit të ngujuar Lulzim Hetemi e KFOR-it italian që largoi telin gjembor, serbë u panë pak. Atyre që u panë këndejpari, u bënin përshtypje ushtaret femra të misionit paqeruajtës. Pasdite pranë komunës parakalon edhe një çift i sapo kurorëzuar në kishën përballë./Klankosova.tv