Kur të lëndon personi që për të kishe mendim të mirë një ditë prej ditëve, hesht.
Dhe mos e komento heshtjen tënde si dobësi, ngase heshtja nganjëherë është zotëria i gjuhëve.
Ti mos tento ta lëndosh atë që tentoi të të lëndonte.
Lëre atë të veprojë çfarë të dojë, kurse ti kapu për heshtjen.
Dhe mos e fëlliq të mirën tënde dhe esencën e bujarisë sate, edhe nëse ai tenton të të lëndojë.
Sjellja është moral para se të jetë ndjenjë.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU