Rtv Pendimi

SKA MË TË FORTË SE NE SHQIPËTARËT

Neve Shqipëtarëve na lufojnë Sërbët,Bullgarët Grekët Maqedononët.Pos gjith atyre, ne e luftojmë edhe vet njëri tjetrin.Filan Shqipëtari godet Shqiptarin,filani godet filanin,filani është Tyrkofil,falloni është Sërbofil,filani është i shitur,falloni është tradhtarë,filani është spiun,falloni është bashkpuntorë i armikut,e kush mbeti Shqiptar i mirë?të vdekurit i lavdërojnë ,kurse të gjallëve vdekjen ua dëshirojnë.
Dikur vetëm për Maqedonasit,Shqiptari i mirë ishte vetëm Shqipëtari i vdekur.Kurse tash,për fat të keq,edhe disa Shqiptarë,të vdekurit i lavdërojnë,kurse të gjallët i mallkojnë.
Pas gjith kësaj lufte nga të tjerët, dhe luftës që ne bëjmë mes vete,ne edhe më ekzistojmë.
Pra jemi më të fortit.
O Zot,largo urrejtjen nga zemrat tona.
Zot,fute dashurinë ndërvllazërore në zemrat tona.
O Zot,na i ringjall zemrat tona,ngase neve zemrat na kan vdekur.

TË NGJAJSHME