Skandalet më të mëdha në teknologji për 2017

Vitet e ngacmimit seksual në industrinë e teknologjisë dhe gjetkë u sollën në dritë këtë vit. Gjigantët e teknologjisë si Facebook dhe Google iu përgjigjën pyetjeve rreth roleve të tyre në zgjedhjet e vitit 2016, ndërsa Apple në fund pranoi se në mënyrë të qëllimshme kishte ngadalësuar modelet e vjetra iPhone.

Uber nis vitin mbrapsht me #DeleteUber

Fati i keq i Uber nisi në janar kur lëvizja #DeleteUber çoi në shlyerjen e llogarive të konsumatorëve të hidhëruar, për shkak të lidhjeve të kompanisë me presidentin Donald Trump. Kompania humbi mbi 200,000 konsumatorë brenda vetëm një jave.

Shefi i kompanisë Travis Kalanick dha dorëheqje në valën e hidhërimit të investuesve, ndërsa hapin e tij e ndoqën edhe disa menaxherë tjerë të lartë. Mbi 20 punonjës u shkarkuan nga puna për sjellje të keqe në vendin e punës dhe ngacmim seksual.

Ish-inxhinierja e Uber ngrit akuza për ngacmim seksual dhe diskriminim në kompani

Susan Flower tha se ishte ngacmuar seksualisht gjatë punës në kompaninë Uber. Ajo ka bërë të ditur se njëri nga menaxherët e kompanisë i kishin propozuar seks, pas të cilës shefi i kompanisë nisi hetimet që përfunduan me dorëheqjen e tij. Ndërkohë Fowler ka marrë ofertë rreth xhirimit të një filmi lidhur me pohimet e saj dhe pritet të botojë edhe një libër.

Disney largon yllin e YouTube pasi postoi video me mesazhe antisemitike

PewDiePie, emri i vërtetë i të cilit është Felix Kjellberg, është i njohur për krijimin e videolojërave. Disa nga lojërat e tij kishin përmbajtje antisemitike, të cilat i kushtuan me largim nga kompania. Kjellberg u sqarua se e tëra ishte një shaka dhe se nuk kishte për qëllim të ofendojë askënd.

Shumë shpejt pas kësaj, You Tube largoi sezonin e dytë të “Scare PewDiePie,” dhe përjashtoi Kjellberg nga programi i preferuar i reklamave.

Waymo akuzon Uber për vjedhje të teknologjisë

Kompania Waymo në shkurt ngriti padi kundër Uber për përdorim të teknologjisë së vjedhur për zhvillimin e veturave autonome.

Uber hodhi poshtë akuzat se kishte vjedhur dizajnin e kompanisë për sensorin laserik LIDAR që lejon veturat autonome të shikojnë mjedisin përreth.

Në tetor, Waymo kërkoi të paktën një miliard dëmshpërblim dhe falje publike si zgjidhje të padisë nga gjykata, por Uber refuzoi të bëjë një gjë të tillë.

Në dhjetor shpërthyen akuza të reja ndaj Uber se kishte ngarkuar ekipet e brendshme për përgjime në hotele, duke u infiltruar në grupe të ndjeshme të aplikacionit WhatsApp dhe marrjen e sekreteve tregtare nga konkurrentët e saj.

Brendet bojkotojnë YouTube pasi reklamat e tyre u shfaqën në video me përmbajtje ekstremiste

Në muajin mars, reklamuesit larguan reklamat e tyre nga YouTube, pasi gazeta Times zbuloi se reklamat e tyre po shfaqeshin në videot me përmbajtje ekstremiste ose të urrejtjes në YouTube, transmeton KosovaPress.

Mbi 250 brende raportuan se do të ngrijnë kampanjën e tyre me Google, pas shpërthimit të skandalit që në fillim u duk të jetë i izoluar në Britaninë e Madhe, por që më pas u përhap në nivel global. Reklamuesit kryesorë amerikanë, sipas The Times, bojkotuan gjigantin e reklamave po ashtu duke i shkaktuar humbje prej qindra miliona dollarë.

Deri në qershor, sipas Wall Street Journal, shumica e tyre u rikthyen me reklama në YouTube, por jo edhe të gjitha.

Punonjësi i Google shkruan një notë kontroverse ndaj gjinive dhe racave

Në muajin gusht, një inxhinier i Gogle James Damore shkroi një notë që shkaktoi pakënaqësi në radhët e kompanisë. Ai kritikoi iniciativat e kompanisë me qëllim të rritjes së diversitetit të gjinive dhe racave, duke thënë se në vend të kësaj Google duhet të fokusohet në “diversitetit ideologjik”.

Shkrimi prej dhjetë faqesh trajton diferencën biologjike ndërmjet burrave dhe grave, e cila sipas tij, është përgjegjëse për nënpërfaqësimin e grave në industrinë e teknologjisë.

Damore u shkarkua nga Google shumë pak kohë pas kësaj. Megjithatë, shkarkimi i tij nxiti debat rreth lirisë së fjalës dhe pati edhe kërkesa për dorëheqjen e shefit ekzekutiv të kompanisë, Sundar Pichai.

Llogaritë fals në Facebook, të lidhura me Rusinë, blen mijëra reklama gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Në shtator, Facebook njoftoi se ka gjetur fakte se llogari të rreme, me siguri të operuara nga Rusia, kanë blerë mijëra reklama gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane në vitin 2016.

Reklamat mbulonin një rang të gjerë të çështjeve të nxehta politike, përfshirë lëvizjen Black Lives Matter, të drejtat e komunitetit LGBT, imigrimit dhe të drejtave për bartjen e armëve. Disa ishin të dizajnuara për t’i dhënë mbështetje Donald Trump, transmeton KosovaPress.

Facebook po ashtu njoftoi se reklamat ishin të dizajnuara për të sensibilizuar publikun para zgjedhjeve Vlerësohet se 10 milionë përdorues të rrjetit të njohur shoqëror të kenë parë këto reklama.

Në tetor, Facebook i dërgoi Kongresit amerikan kopjet e tre mijë reklamave që ishin blerë nga njerëzit nga Rusia.

Equifax raporton se ishte cak i hakimit që kishte për synim të dhënat personale të afër gjysmës së popullatës në SHBA

Në shtator, agjencia Equifax zbuloi se detajet personale të mbi 145.5 milionë konsumatorëve amerikanë mund të jenë prekur nga hakerët në periudhën ndërmjet majit dhe korrikut 2017, pas të cilës nisën hetimet që ende po vazhdojnë nga ana e dhjetëra agjencive qeveritare.

Lajmet e rreme në Facebook, Google dhe Twitter

Ndërsa faqet si Google, Twitter dhe Facebook kanë shpenzuar shumë për vitin 2017 duke luftuar përhapjen e lajmit të rremë në platformat e tyre, kjo ishte e paefektshme në kohën më të keqe të mundshme: pas vrasjeve masive në Las Vegas, në tetor.

Menjëherë pas vrasjes, lajmet rreme u shfaqën nëpër mediat e popullarizuara sociale dhe madje u vendosën në krye të rezultateve të kërkimit në Google. Një bllok mesazhi 4chan për të shtënat, ishte hit në krye të top-storieve në Google, i cili nuk është verifikuar nga njerëzit.

Postimet e bordit 4chan u kap shpejt nga faqja e internetit The Gateway Pundit, e cila ka përhapur keqinformimin edhe në të kaluarën. Storia shkoi viralisht.

Nuk ishte vetëm Google që dështoi të verifikojë lajmin e rrem, por ishte edhe Facebook që u lidh me një storie në një blog të vetëshpallur që sugjeronte se festivali ishte “më shumë si një lloj i targetuar nga puna e krahut të majtë”.

Në Twitter, përdoruesit si provokuesja e ekstremit të djathtë, Laura Loomer, shtuan spekulime se grupet terroriste islamike ishin përgjegjëse për të shtënat.

Një përfaqësues i Google tha se linku i 4chan u fshi algoritmikisht brenda disa orëve pas shfaqjes, dhe se Facebook dhe Twitter thanë se po shqyrtonin të largonin postime të tilla.

Skandali me llogaritë e Yahoo

Yahoo njoftoi në tetor se beson që tre miliardë llogari ishin vjedhur në vitin 2013, trefish më shumë se sa shifra e dhenë prej një miliardësh në dhjetor të vitit 2016, transmeton KosovaPress.

Numri i fundit indikon se çdo llogari e përdoruesve në Yahoo është prekur nga hakimi, përfshirë numrat e telefonit, datëlindjet, pyetjet e sigurisë dhe përgjigjet, fjalëkalimet.

Videot shqetësuese të YouTube

Në nëntor, një storie e New York Times zbuloi mijëra video shqetësuese në YouTube që synojnë shikuesit e ri.

Videot shpesh përshkruajnë karaktere popullore të fëmijëve, por shpesh janë bërë nga prodhuesit e panjohur ose anonim, në vend të studiove që kanë të drejtat e personazheve.

Videot shqetësuese shfaq karakteret në skenarë të turpshëm, të dhunshëm ose shqetësues, por YouTube i liston ato së bashku me videot zyrtare nga pronarët e personazheve.

Pas shpalljeve, YouTube tha se do të shtonte përpjekjet për të parandaluar fëmijët që të shihnin atë lloj përmbajtjeje duke kufizuar qasjen në video të papërshtatshme për përdoruesit që janë futur në faqe dhe janë më të vjetër se 17-vjeç.

Çdo video me kufizim moshe tashmë bllokohet automatikisht nga shfaqja në YouTube Kids, aplikacioni i kompanisë që është projektuar për fëmijët nën 13-vjeç.

Uber zbulon se ishte hakuar

Uber pagoi hakerët 100,000 dollarë për të mbuluar një sulm kibernetik të vitit 2016, që ekspozonte të dhënat personale të 57 milionë njerëzve.

Shkelja e të dhënave, e cila ndodhi në tetor 2016, nuk u bë publike deri në nëntor kur Uber publikoi në mënyrë të qetë një postim në blog rreth incidentit.

Ndër të dhënat e vjedhura ishin emrat, emailet dhe numrat e telefonit në nivel global, si dhe të dhënat personale të 7 milionë shoferëve. Kjo përfshinte numrat e licencave të shoferëve amerikanë, por nuk kishte numra të sigurimeve shoqërore, sipas Uber.

Dy përgjegjës për siguri në Uber nuk janë më pjesë e kompanisë si rezultat i gjetjeve.

Vrima e sigurisë në softuerin e fundit Mac

Në nëntor u zbulua një vrimë e sigurisë në versionin më të fundit të MacOS, High Sierra. Apple reagoi shumë shpejt duke përditësuar sistemin dhe kërkoi falje nga përdoruesit.

Apple pranon se qëllimisht ngadalësoi iPhone të vjetër

Në dhjetor, të dhënat nga Geekbench treguan se Apple ka ngadalësuar procesorët në iPhone me bateri të vjetra, me gjasë për të rritur performancën. Të dhënat nxisin teoritë e konspiracionit të mbajtur gjatë se Apple qëllimisht ngadalëson iPhones më të vjetër për të shitur telefonat e rinj.

Apple pranoi se kishte bërë këtë për një arsye altruiste: të mos bëjnë iPhone më të vjetër të ngadalshëm, por të ndihmojnë në parandalimin e prishjeve të papritura.

Megjithatë, Apple menjëherë u përball me padi nga konsumatorët e zemëruar dhe shkaktoi zemërim, madje edhe në mesin e tifozëve më besnikë. Apple së shpejti lëshoi një kërkim falje dhe ofroi zëvendësime të baterive me kosto të ulët për klientët me një iPhone 6 ose më të ri.