Rtv Pendimi

SKANDALI I RADHËS NË LIBRAT SHKOLLOR

Nuk është hera e parë që librat shkollor në Kosovë të kenë fatin e një skandali, ku në emër “të së vërtetës shkencore dhe historike”, të ofrohen mësime që bien ndesh me të vërtetat e argumentuara, të cilat herët apo vonë vërehen dhe ngriten si çështje diskutimi, qoftë edhe pas tetë vitesh.

      Një ndër këto raste ishte edhe çështja e Rock Muzikës, në lëndën “Edukata Qytetare”, ku krahasohej dhe vlerësohej si një krim. Ishte gabim “teknik” apo profesional, për këtë kishte debate dhe diskutime në disa mediume televizive dhe të shkruara dhe u qartësua një gjë e tillë.

      Ministria e Arsimit morri vendim që në ribotimin e ardhshëm të largohet ai paragraf ku cilësohet zhanri apo kultura e Rockut si krim.

      Por se sa kemi ne autorë dhe ekspertë të mirëfilltë, tekste shkollore të besueshme dhe shkencore, mbetet me pa në vazhdim, por një gjë tjetër që është vërejtë kohëve të fundit dhe që ka pas reagime të reja, e që Ministria e Arsimit e dinë shumë mirë, është edhe  paragrafi për të cilin na thuhet:

“Një Paragraf që ekziston në librin shkollor me autor Fehmi Rexhepi & Frashër Demaj – ”Historia për klasën e VI”, f. 117, ndër të tjera thuhet se: 
“se të gjithë muslimanët e adhurojnë gurin e zi që ndodhet në qytetin e Mekës…”.

      Po e shihni edhe vet, skandal se jo mahi! A thua cili autor, qoftë historian apo jo, merr guxim dhe rrëshqet kaq shumë?

    Myslimanët e kanë parim në fenë e tyre ta njohin, besojnë e adhurojnë Një Zot dhe Krijues të Vetëm, Allahun dhe monoteizmi është thelbi i besimit. (Argument: Kur’ani – libri i shenjtë i muslimanëve, kaptina nr.47, verseti nr.19, dhe shumë versete tjera e thënie profetike të komentuara nga dijetarë dhe ekspertë të ndryshëm).

      Unë s’jam ekspert i Islamit, por si një analist i vogël konkludoj se të thuhet se “të gjithë myslimanët e adhurojnë gurin e zi që gjendet tek tempulli i vjetër në Qabe të Mekës”, kjo e cenon besimin dhe parimin e myslimanëve, cenon monoteizmin dhe shtrembëron një të vërtetë, të vërtetën se muslimanët nuk e adhurojnë dikë tjetër pos Zotit dhe janë larg idhujtarisë. Ai paragraf është i pavërtetë dhe natyrisht se këtë nuk e pranon si të vërtetë asnjë njohës dhe ekspert i fesë islame. Dhe në lidhje me këtë, nëse autorët në fjalë s’kanë njohuri bazike mbi fenë, duhet t’i referohen ekspertëve – dijetarëve, të paktën këtë duhet ta ketë parasysh edhe Ministria e Arsimit në mënyrë që të jetë sa më e saktë dhe transparente.

      Kjo është shkelja e radhës – skandali i radhës, e që Ministria e Arsimit duhet urgjentisht të ndërmarrë masa dhe t’i tërheq këto paragrafe e të mos u ofrojë fëmijëve – nxënësve mësime të devijuara dhe jo të vërteta dhe t’i rishikojnë këto tekste e mos ta skandalizojnë vetveten.

      Autorët e librit, e që janë ekspertë dhe përgjegjës për këto paragrafe, duhet të japin përgjegjësi.

Autor: Labinot Kunushevci, analist

 

 

 

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH