Slloveni, regjistrohet mëngjesi më i ftohtë i prillit ndonjëherë

Slloveni, regjistrohet mëngjesi më i ftohtë i prillit ndonjëherë

Në jug të Sllovenisë në mëngjes u regjistruan temperatura minus 20 gradë Celsius që është mëngjesi më i ftohtë i prillit i regjistruar ndonjëherë në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Temperatura më e ulët u regjistrua në Nova Vas, minus 20.6 gradë Celsius, që është rekordi i ri zyrtar slloven për muajin prill.

Deri më tani, temperatura më e ulët e regjistruar në këtë vend ishte minus 18 gradë Celsius, ndërsa ishte matur më 4 prill të vitit 1970, njoftoi Agjencia Sllovene e Mjedisit (ARSO), sipas agjencisë sllovene të lajmeve STA.

Dëbora mbuloi të gjithë Slloveninë të martën. Në disa pjesë të vendit, bora e vështirësoi trafikun, shkaktoi rrëshqitje në rrugë si dhe disa aksidente trafiku.