Dispozitivi qe prej një viti ka zgjuar kuriozitetin dhe dëshirën e shume te rinjve kryesisht, si dhe padurimin e tyre për ta pasur ne dore, u propagandua si një shpikje qe shume shpejt do te linte ne hije te tjera vlera te jashtëzakonshme te fjalës se fundit te teknologjisë.
E ne fakt smartwach, kjo ore super inteligjente ka aftësinë qe te lidhet me te tjerë smartphone apo një lexues mp3 si dhe me internetin. Qe aty me pas mund te kontrollosh inbox-in e emaile-eve dhe te marrësh edhe thirrjet telefonike. Një prej opsioneve me interesante te tyre është mundësia për tu lidhur edhe Google Glass per te monitoruar ne kohe reale edhe funksionet jetësore te secilit qe i mban.
Por koha po tregon se suksesi i kësaj shpikjeje nuk është ai qe pretendohej dhe pritej. Sipas një sondazhi te realizuar nga PricewaterhouseCoopers, përgjigjet e rreth 1000 personave nuk kane qene edhe aq entuziaste. Nga këto përgjigje konstatohet se 33% e atyre qe i kane blere ato nuk i përdorin me, ose këtë gjë e bëjnë shume rralle.
Ndërkohë qe interesin me te madh e tërheqin Apple Watch, me 57 % te preferencave, ato te Amazon dhe Smartwach-et e Google ne vendin e trete.