Uniteti, bashkëpunimi, vetësakrifica dhe dashuria që vërehet në gjirin e qenieve të gjalla e zhvlerëson krejtësisht teorinë e evolucionit, e cila i sheh gjallesat si qenie tërësisht egoiste dhe të pamëshirshme, në garë të vazhdueshme lufte për jetesë. Në të vërtetë evolucionistët e kuptojnë shumë mirë këtë harmoni dhe unitet që ekziston ndërmjet kafshëve, por ajo që përpiqen të bëjnë ata është përputhja e kësaj tabloje solidarizim tek kafshët me teorinë e evolucionit.
Për shembull evolucionisti i njohur Peter Kroptikin nga vrojtimet dhe kërkimet e tij në Siberinë lindore vuri re që ndërmjet kafshëve ekzistonte një bashkëveprim i habitshëm. Ishte kjo dukuri mahnitëse që e shtyu Peter Kroptikin të shkruaj një libër mbi këtë fenomen.
Për bashkëveprimin ndërmjet kafshëve Kroptikin në librin e tij ndër të tjera shkruan: “Në kërkimin dhe përpjekjen tonë për argumentimin e konceptit “luftë për jetesë” gjëja që na habiti jashtë mase të gjithëve ishte vrojtimi i një numri të madh shembujsh mbi ndihmën e ndërsjellët që ekzistonte tek kafshët. Kjo ndihmë e ndërsjellët nuk ekzistonte vetëm për të bërë të mundur vazhdimin e jetës siç pretendojnë evolucionistët, por kjo ndihmë dhe përkrahje ekzistonte edhe në sigurimin e ushqimit dhe të jetës. Në botën e kafshëve ndihma dhe bashkëpunimi i ndërsjellët është rregull parimor. Ndihma e ndërsjellët në botën e kafshëve mund të vihet re edhe në qeniet më primitive.
Megjithëse një evolucionist, Kroptikin, përballë gjithë këtyre argumenteve u detyrua të bënte një shpjegim krejt ndryshe, që bie në kundërshtim të plotë me parimet e teorisë së evolucionit. Siç do ta shohim në shembujt e mëposhtëm ndihma dhe bashkëveprimi ndërmjet gjallesave dhe specieve të ndryshme ka një rëndësi jetësore për të siguruar kushte optimale jetese. Ky rregull dhe ekuilibër i përsosur që ekziston në natyrë është nga argumentet e qarta dhe të shumta që tregojnë për madhështinë e fuqisë së Allahut (xh.sh.) Ata që kanë qenë dëshmitarë të këtyre fenomeneve të jashtëzakonshme ku qeniet e gjalla pa ndërgjegje dhe arsye sillen si qenie me ndërgjegje dhe arsye, kanë mbetur të impresionuar dhe të mahnitur.
Një nga këta dëshmitarë të mahnitur nga sjelljet njerëzore ndërmjet kafshëve është edhe shkencëtari i njohur në fushën e fiziologjisë dhe mjekësisë Kenneth Walker. Shikoni, si na i përcjell ai vëzhgimet e bëra në Afrikën e Jugut: “Shumë vite më parë, nga vrojtimet që bëra në Afrikën e Jugut është akoma e gjallë në kujtesën time ndihma dhe mbështetja reciproke që ekzistonte ndërmjet kafshëve. Në rrafshnaltën e Afrikës Lindore u bëra dëshmitar se si një tufë me zebra dhe sorkadhe për të paralajmëruar njëra-tjetrën përballë çdo rreziku në vende të caktuara kishin vendosur roje. Pothuajse ishte e pamundur të gjuaje për sorkadhe, sepse sapo t’i afroheshe njërës, zebra roje e ndjente rrezikun dhe i lajmëronte menjë- herë sorkadhet e tjera. Përsëri u bëmë dëshmitarë të qëndrimit së bashku të gjirafave dhe elefantëve. Dimë se elefantët i kanë shqisat e dëgjimit tepër të ndjeshme, por shqisat e shikimit mjaft të dobëta. Kurse gjirafat me shikimin e tyre të mprehtë luanin rolin e rojeve të vendosur në kullat e vrojtimit.”
Në këtë bashkim forcash midis gjirafave dhe elefantëve ishte e pamundur t’u afroheshe pa u vënë re. Një shembull tjetër mjaft interesant nga bashkëveprimi midis kafshëve është edhe ai i rinocerontit me zogjtë, të cilët qëndrojnë mbi kurrizin e këtyre kafshëve gjigande, duke u ushqyer me insektet që jetojnë duke thithur gjak nga lëkura e tyre. Këta zogj në të njëjtën kohë luajnë edhe rolin e rojës për rinocerontin. Ata sapo të shohin apo të nuhasin ndonjë rrezik qe po afrohet menjëherë e lajmërojnë rinocerontin për rrezikun që e pret”
Këto vëzhgime të bëra nga ana e Kenneth Walker janë vetëm një pjesë e vogël e shumë shembujve të bashkëpunimit dhe solidaritet që ekziston në botën e larmishme të kafshëve. Çdo njeri mund të bëhet dëshmitar i shumë rasteve të tilla të bashkëpunimit midis kafshëve. Është shumë e rëndësishme për njeriun që të nxjerrë mësime nga këta shembuj mbresëlënës. Një qenie që është krijuar krejt rastësisht dhe që gjithë jetën e kalon duke luftuar për të siguruar ekzistencën e vet, a është e mundur që të jetë kaq e arsyeshme dhe të bëjë kaq sakrifi- ca, jo vetëm për kafshët e llojit të vet, por edhe për kafshët jashtë llojit të saj. A është e mundur të ndodhin të gjitha këto dukuri mahnitëse krejt rastësisht siç pretendojnë evolucionistët? Padyshim që jo. Një qenie e krijuar rastësisht dhe pa ndërgjegje është e pamundur të gjendet në sjellje kaq të arsyeshme dhe të vetëdij- shme. Nuk mund të imagjinohet që një qenie pa arsye të arrijë të sakrifikojë veten për të mbrojtur të tjerët. Të gjithë këta shembuj nga bota e kafshëve janë argumente të qarta për ekzistencën e Allahut, dhe është pikërisht Ai që i ka pajisur kafshët me këto veçori mahnitëse. Qeniet e gjalla kur nuhasin ndonjë rrezik lajmërojnë njëra-tjetrën. Një nga avantazhet më të mëdha të jetës në kope është edhe sigurimi i një mbrojtje sa më të mirë. Një nga kafshët sapo nuhat rrezikun, me gjithë mundësitë që ka përpiqet të lajmërojë edhe kafshët e tjera. Çdo lloj qenie ka sistemin e vet tipik të dërgimit të sinjaleve lajmëruese. Për shembull lepujt dhe disa drerë sapo të parandiejnë rrezikun ngrenë në mënyre vertikale bishtin dhe me këtë formë japin sinjalin ‘sos’ për kafshët e tjera. Kurse sorkadhet bëjnë disa kërcime tipike në raste rreziku. Një sërë zogjsh të vegjël sapo nuhasin afrimin e armikut, japin alarmin duke cicëruar. Kurse harabelat kur parandiejnë rrezik lë- shojnë disa tinguj me frekuenca të shkurtra që njeriu i dëgjon në formë fishkëllime. Mosdallimi i drejtimit se nga vjen fishkëllima është një veçori interesante e këtyre tingujve, ky është një avantazh për tufën e zogjve. Duke qenë se është e pamundur dallimi se nga vjen zëri, zogu, jo vetëm që ndihmon tufën e zogjve, por në të njëjtën kohë nuk tërheq drejt vetes rrezikun duke e ulur në minimum rrezikun.
Edhe tek insektet që jetojnë në koloni ndodh e njëjta dukuri. Insekti që nuhat rrezikun lajmë- ron gjithë koloninë, por insekti që lëshon sekrecion me një erë karakteristike tërheq drejtë vetes rrezikun, ai me këtë mënyrë është i gatshëm të sakrifikojë veten .
Tek një lloj urithi që jeton në koloni në Amerikën e Veriut, foletë janë të ndara, në çdo fole jetojnë afërsisht 30 urithë. Interesant është fakti që të gjithë njihen me njëri-tjetrin. Në çdo hyrje dhe dalje tuneli në një vend të lartë ku mund të shikohet nga të gjitha drejtimet, qëndron urithi roje. Urithi roje sapo të nuhasë rrezikun, me një tingull jep sinjalin “sos” për një grup urithësh, ku këto të fundit lëshojnë një tufë sinjalesh që përhapen ndër kafshët e tjera në formë vale nga një grup në një grup tjetër deri sa arrin në gjithë vendbanimet. Është shumë impresionant fakti që kafshët sinjalizojnë njëra-tjetrën për rreziqet që u kanosen. Por më mahnitëse dhe e rëndë- sishme është aftësia e tyre për të komunikuar, për t’u kuptuar kafshët ndër veti. Siç e pamë më sipër në shembullin e lepurit ku të gjitha kafshët ngritjen e bishtit të lepurit vertikal e perceptojnë si sinjal rreziku dhe menjëherë pas sinjalit marrin masat e duhura, nëse u duhet të fshihen, fshihen, nëse u duhet të vrapojnë, vrapojnë. Ajo që e bën njeriun të mendojë rreth kë- tij fenomeni është nevoja e veprimit në grup. Si është e mundur që të jenë marrë vesh ndër veti për t’u larguar në një drejtim të caktuar sapo të marrin sinjalin “sos”. Shpjegimi i vetëm është se këto kafshë janë krijuar dhe programuar nga Allahu. Nuk mundë të anashkalohet sjellja mjaft e arsyeshme dhe e vetëdijshme në shembullin midis zogut dhe rinoceronit ku zogjtë lajmërojnë rinocerontin për rrezikun që i kanoset dhe ky menjëherë merr masat e duhura sipas perceptimit të sinjalit. Është e pamundur që të ndodhë një komunikim i tillë rastësisht ndër kafshët. Kjo na çon në përfundimin se të gjitha sjelljet që ekspozojnë kafshët përballë çdo situate specifike u janë mësuar atyre nga i gjithëfuqishmi dhe i gjithëmëshirshmi Allah. Kafshët përballë çdo rreziku bashkëveprojnë midis tyre Kafshët që jetojnë në kope jo vetëm që lajmë- rojnë njëra-tjetrën në rast rreziku, por në të njëjtën kohë i kundërvihen së bashku atij. Për shembull, zogjtë e vegjël, skifterët dhe bufat kur hyjnë në zonën e shpendëve grabitqarë, bashkohen në tufa të mëdha duke paraqitur sjellje agresive në mënyrë që të mbajnë larg prej tyre shpendët grabitqarë. Gargujt fluturojnë në tufa, duke mbajtur një distancë te konsiderueshme nga njëri-tjetri, por sapo dallojnë një skifter menjëherë e mbyllin hapësirën boshe ndërmjet tyre duke e vështirësuar shumë depërtimin e skifterit në mes të tufës, dhe në rast se do të tentonte ta bënte një gjë të tillë, do dëmtonte pendët. Nga bashkëveprimi përballë rrezikut edhe familja e gjitarëve nuk bën përjashtim. Për shembull, zebrat të vegjlit e tyre i fusin në mes të kopesë. Një shembull mjaft interesant të bashkëpunimit midis zebrave e jep shkencëtari anglez Jane Goodall. Gjatë vëzhgimeve që ka bërë në Afrikën Lindore ai ka qenë dëshmitar i një sulmi ndaj zebrave. Gjatë largimit nga zona e rrezikut 3 zebra mbesin mbrapa, ndërsa zebrat e tjera sapo dallojnë që tre shoqet e tyre janë në rrezik, kthehen menjëherë pas duke përplasur këmbët për tokë dhe kërcëllojnë dhëmbët. Në këtë mënyrë shpëtuan 3 shoqet. Në përgjithësi kur zebrat përballen me ndonjë rrezik, zebra lider qëndron në fund, të vegjlit dhe femrat vrapojnë para, kurse meshkujt qëndrojnë në fund të tufës duke vrapuar në mënyrë zigzage dhe hedhur shqelma.
Edhe delfinët lëvizin në grup dhe i kundërvihen së bashku peshkaqenit, armikut të tyre më të rrezikshëm. Kur peshkaqenët u afrohen të vegjëlve të delfinëve, dy delfinë ndahen nga grupi duke tërhequr vëmendjen e peshkaqenë- ve drejt vetes, në këtë çast me të shpejtë një grup delfinësh rrethojnë peshkaqenin dhe fillojnë t’i japin goditje të forta. Por një sjellje tjetër me interesante e delfi- nëve është fakti se ata notojnë së bashku me peshqit e vegjël ton dhe ushqehen me peshk ton, por qëllon shpesh që në rrjetat e hedhura për peshk ton të mbesin delfinë, në raste të tilla delfini duke mos kryer dot procesin e frymë- marrjes shokohet, futet në panik dhe fillon të bjerë poshtë në fund të detit, pjesëtarët e tjerë të familjes menjëherë vrapojnë në ndihmë për ta nxjerrë nga fundi i detit në sipërfaqe atë. Kur plagoset një balenë gri, e ndihmojnë një ose më shumë balena meshkuj dhe për të kryer procesin e frymëmarrjes e mbajnë në sipërfaqe të ujit balenën e plagosur. Drerët përballë një armiku agresiv në vend që të largohen formojnë një rreth fortifikues ku në mes qëndrojnë të vegjlit. Kur një dre mashkull sulmon armikun për të mos u krijuar hapësirë boshe në rrethin e formuar kthehet menjëherë në vendin e tij. Bashkëpunimi midis kafshëve nuk ekziston vetëm në rast rreziku, por edhe në sigurimin e ushqimit. Për shembull, pelikanët gjuajnë peshk gjithmonë në grup. Të gjithë së bashku formojnë një rreth dhe vij- në duke e ngushtuar atë për të kapur të gjithë peshqit që futen në rreth. Uniteti, bashkëpunimi, vetëmohimi, harmonia dhe dashuria që vërehet në gjirin e qenieve të gjalla të bën të mendosh thellë, sepse këto nuk janë qenie njerëzore që mendojnë, logjikojnë dhe arsyetojnë, por janë kafshë pa arsye dhe pa logjikë. Si e kuptojnë elefantët kohën e lindjes së një pjesëtari të familjes që me nxitim i shkojnë në ndihmë? Si është e mundur që kafshët kuptohen aq mirë me njëra-tjetrën kur ata nuk kanë aftësi për të logjikuar dhe menduar? Këto janë pyetje që duhet t’ia bëjë çdo njeri vetes. Është çmenduri të thuash që këto sjellje të virtytshme të kafshëve janë pasojë e vullnetit të tyre të lirë. Përballë këtyre dukurive një njeri me mendje të shëndoshë do të arrinte në përfundimin se: Çdo gjë në natyrë është vepër e të Gjithëdijshmit dhe Gjithëfuqishmit Allah. Ai është Zoti që ka krijuar pa përjashtim të gjitha qeniet e gjalla dhe jo të gjalla. Ne duhet të mendojmë thellë mbi këto ajete kuranore: Falënderimi i qoftë vetëm Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të tokës, Zotit të gjithësisë. Vetëm Atij i takon lartmadhëria në qiej dhe në tokë. Ai është ngadhënjyesi, më i urti! (Xhathije,36-37) Zot i qiejve dhe i tokës dhe ç> ka mes tyre, i Plotfuqishmi, Mëkatfalësi! (Sad,66) Është shumë e qartë që të gjitha fenomenet që ndodhin në natyrë janë argumente dhe prova të qarta për ekzistencën e Krijuesit dhe Ai krijues është i madhi, i urti, i gjithëmëshirshmi Allah.