Somali, plagoset zëdhënësi i qeverisë në një sulm me bombë

Somali, plagoset zëdhënësi i qeverisë në një sulm me bombë

Një zëdhënës i qeverisë së Somalisë është plagosur në një sulm me bombë në kryeqytetin Mogadishu, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Somalisë, një sulm me bombë ndodhi në mëngjes pranë shtëpisë së zëdhënësit të qeverisë somaleze, Mohammed Ibrahim Moalimuu.

Zëdhënësi i qeverisë Moalimuu është dërguar menjëherë në spital si pasojë e plagëve që ka marrë.

Ende nuk ka informacione se kush qëndron prapa sulmit.