Sony prezanton edhe Xperia M4 Aqua në Barcelonë

Dje është thënë se Sony do ta lansojë tabletin e saj të ri Sony Xperia Z4 në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë javën e ardhshme, ndërsa tani janë dhënë disa detaje mbi një model të ri të telefonit nga kompania, përkatësisht Sony Xperia M4 Aqua i cili do të prezantohet në këtë ngjarje, gjithashtu.

Sony Xperia M4 Aqua pritet të jetë zëvendësim për Xperia M2 Aqua dhe pajisja pritet të jetë rezistente ndaj ujit, ngjashëm sikurse edhe versioni origjinal.

Ende nuk janë dhënë specifikat e sakta për modelin e ri Xperia M4 Aqua, por ajo që dihet tashmë është se telefoni i ri i kompanisë Sony do të vijë me versionin e fundit të Android, përkatësisht Android 5.0 Lollipop.

Në ditët në vijim do të ketë më shumë detaje mbi Sony Xperia M4 Aqua kur i njëjti të bëhet zyrtar në Kongresin Botëror Mobil javën e ardhshme. (Telegrafi)