Sos me patëllxhana dhe kos

artikuj

Perberesit:

1kg patëllxhane,

1kg kos i trashe,

2-3 luge salce kosi,

4-5 thelpinj hudhre ose me shume sipas deshires,

pak spec djeges,

1 luge uthull dhe

5-6 luge vaj ulliri ose me shume sipas deshires, kripe!

Kjo pjate mund te perdoret si meze shoqeruese per pjate te ndryshme si: pilaf, makarona, gjelle me patate,etj.

Pergatitja: Marrim patëllxhanet dhe pasi i kemi lare i pjekim avash avash ne tigane-zgare pa yndyre, pasi te jene pjekur i qerojme lekuren dhe i grijme ne makine mishi ose i copetojme me thike shume imet e imet, masen e perftuar e hedhim ne nje tas dhe grijme thelpinjte e hudhres dhe specin djeges, me pas hedhim kosin, salcen e kosit, kripen uthullen dhe vajin e ullirit, pasi i perzjejme mire e mire e fusim ne frigorifer te pakten 6-7 ore para se ta sherbejme!
Kjo salce mund te ruhet neper kavanoza qelqi deri ne 3 dite ne frigorifer, sherbehet e ftohte nga frigoriferi./mesazhi.com