Sot bëhen 21 vjet nga masakra e tmerrshme e Reçakut kur më 15 janar të vitit 1999 forcat kriminele serbe vranë 45 civilë shqiptarë

Kjo ngjarje ishte vendimtare që Bashkësia Ndërkombëtare të organizojë Konferencën e Rambujesë për Kosovën pas së cilës u ndërmorë fushata bombarduese e NATO-s kundër regjimit kriminel të Sllobodan Millosheviqit që zgjati plot 78 ditë (24 mars-10 qershor 1999) që rezultoi në çlirimin përfundimtar të Kosovës.

Allahu i mëshiroftë dhe i shpërbleftë me gradat më të larta të Xhennetit dëshmorët e Reçakut dhe të gjithë dëshmorët e Kombit që u flijuan për Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës! Amin!

Hoxhë Sulejman Rustemi