Sot çdo gjë mbaroi…
Tani ku je duke shkuar…
Sot t’u mbyll goja
të flasësh s’ke mundësi
Sytë t’u mbyllën, më nuk hapen përsëri!
Sot çdo gjë mbaroi, o i mjeri ti!
Ah, ditë e rëndë dhe e vështirë sot do të jetë…
Ku je duke shkuar?
Përse nuk po flet?
Fare s’e mendoje që në këtë tokë,
në të cilën ishe duke ecur dhe argëtuar,
do të hapet një gropë, dhe në të ke për t’u lëshuar
Sa moment i vështirë dhe i shqetësuar.
O ti mëkatar!
Të gjitha mëkatet do të t’jenë të shënuar
çdo imtësi do të jetë aty.
Ahh, ditë e rëndë dhe e vështirë do të jetë!!
Atë ditë kur duart tuaja do të flasin e do të thonë
O Zot, këto duar me gjëra të ndaluara kanë punuar
gjithë me duhan dhe raki kanë qëndruar
Këmbët po të njëjtën gjë do ta thonë
‘Edhe ne kemi ecur për në të ndaluarën,
nuk jemi ngritur asnjëherë për të falur namaz,
kemi kërcyer në klubet e natës,
kemi ecur nëpër plazhe…’
Çdo gjë do të jetë shqetësuese,
në këtë ditë kur të publikohen të gjitha mëkatet.
Fare s’e kujtove atë ditë.
Sa ishe ende në këtë jetë!
Të besosh bindshëm dhe të veprosh,
Të mbjellësh të mira, e të këqijave t’u largohesh.
Eh, të bëhesh rob i Zotit,
rob i cili përulet në rukje dhe sexhde,
Të bëhesh rob i Zotit në shtëpi,
rob i Zotit në xhami,
rob i Zotit në rrugë,
rob i Zotit në punë,
rob i Zotit çdo kund…
Rob i Zotit kur njerëzit të njohin dhe kur nuk të njohin,
rob i Zotit edhe në vetmi.
Këtë mos ta harrosh, por rob i Zotit të jesh gjithmonë.
Tani çdo gjë mbaroi…
Vdekja të mori, dhe në këtë botë më nuk të kthen…
Tani lamtumirat e fundit të dashurit e tu janë duke t’i dërguar
Më duar të ngritura nga qielli, Allahut mëshirë për shpirtin tënd
janë duke i kërkuar…