Rtv Pendimi

Sot feston Bosnja-Hercegovina

Federata e Bosnje-Hercegovinës po shënon 28 vjetorin e mbajtjes së referendumit për shtet të pavarur dhe sovran, të cilin Republika Serbe nuk e njeh.

Në vitin 1992, serbët bojkotuan referendumin, duke besuar se këto ishin veprimtari të paligjshme, raporton klix.ba.

Pas referendumit, Bosnja dhe Hercegovina u njoh më 6 prill nga anëtarët e Komunitetit Evropian të atëhershëm, dhe një ditë më vonë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendi i parë që njohu Bosnjën ishte Bullgaria. Pas shpalljes së pavarësisë, Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës u bë anëtare e Kombeve të Bashkuara më 22 maj të 1992.

Dita e sotme e shtetësisë u shënua me vendosjen e luleve dhe nderimin e atyre që vdiqën në memorialët në Zenica. /Telegrafi/

TË NGJAJSHME