Rtv Pendimi
Lajme

Sot fillon numërimi i votave përmes postës

Sot nga ora 10:00 do të fillojë numërimi i votave me postë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se numërimi do të fillojë të mërkurën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Ju njoftoj se të mërkurën (16 tetor, ora 10:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i numërimit të votave përmes postës”, ka thënë Elezi.

Më herët nga ky institucion ishte bërë e ditur se nga diaspora kanë ardhur rreth 15.500 zarfe.

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 25.49 për qind, para LDK-së me 24.82 për qind. PDK është e treta me 21.24 për qind, koalicioni AAK-PSD ka 11.57 për qind, derisa koalicioni Nisma-AKR-PD është nën pragun zgjedhor me 4.96 për qind të votave.

Por nga KQZ mësohet se nga rezultatet e rinumërimit, shifrat nuk kanë lëvizur shumë. Pritshmëritë e mërgatës nuk janë në favor të partive tjera që tashmë kanë mbetur në opozitë ose nuk kanë kaluar pragun.

Të ngjajshme

KMDLNj: Ndërkombëtarët kanë bërë eksperimente me mbetjet mortore

Urim Isma

Karkalecat e shkretëtirës pushtojnë Bririn e Afrikës

Urim Isma

Erdoğan: Dhënia e Nobelit një racisti, shpërblim i shkeljeve të të drejtave të njeriut

Urim Isma

SHBA godet Serbinë, dhjetëra kompani pjesë e rrjeteve korruptive

Urim Isma

Familjet e personave të zhdukur që 20 vjet pa përgjigje

Urim Isma

Veseli niset drejt Hagës: Krenar që isha pjesë e UÇK-së

Urim Isma

Rama reagon për deklaratën e Vuçiçit mbi Masakrën e Reçakut

Urim Isma

Zgjedhjet në Britani goditen nga pretendimet për ndërhyrje ruse

Urim Isma

Erdoğan u bën thirrje vendeve të OBI-së ta ndihmojnë Shqipërinë

Urim Isma