Rtv Pendimi
Lajme

Sot inaugurohet Aeroporti i Ri i Stambollit

Me praninë e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe pjesëmarrje të mysafirëve nga katër anët e botës, sot do të bëhet inaugurimi i Aeroportit të Ri të Stambollit, i cili, pas përfundimit të plotë, do të jetë aeroporti më i madh në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

Hapja e fazës së parë të aeroportit bëhet sot me rastin e Ditës së Republikës në Turqi, që shënon ditën kur Turqia u shpall republikë në vitin 1923.

Në ceremoninë e hapjes do të marrin mysafirë të shumtë të huaj, në mesin e të cilëve gjenden edhe krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe ministra të transportit. Mbi 50 zyrtarë të lartë nga të paktën 18 shtete do të jenë pjesë e ceremonisë, e cila pritet të ndiqet në mbarë botën.

Nga vendet e rajonit, pjesë do të marrin presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Ceremonia e hapjes së fazës së parë, gjatë së cilës do të shërbehen 90 milionë pasagjerë në vit, do të fillojë në orën 16:30 sipas kohës lokale.

Aeroporti është ndërtuar në një hapësirë prej 76.5 milionë metra katrorë, ndërsa për hapjen e fazës së parë janë investuar gjashtë miliardë euro.

Ndërkaq, faza e dytë pritet të përfundojë deri në vitin 2023. Për ndërtimin e aeroportit, i cili do të jetë më i madhi në botë, janë angazhuar rreth dhjetë mijë njerëz.

Pas përfundimit të punëve, aeroporti do të përbëhet nga gjashtë pista të ndara me një kapacitet për 500 avionë, parking të hapur dhe të mbyllur me kapacitet për 70 mijë automjete dhe në vit do të shërbejë rreth 200 milionë pasagjerë.

Pas përfundimit të zhvendosjeve të duhura deri në fund të vitit, pritet që në aeroport në ditë të aterojnë dhe ngriten 2.000 avionë, nga më shumë se 350 destinacione, ndërsa shërbimet e tyre do t’i ofrojnë 250 kompani ajrore.

Të ngjajshme

VIHET GURTHEMELI I XHAMISË SË RE NË FSHATIN LUBIN TË SARAJIT

Qëndrim Ibrahimi

Grenell në Prishtinë: Dëshirojmë të bëjmë progres në këtë rajon

Urim Isma

“Mbi 600 protestues të vdekur gjatë demonstratave në Irak”

Urim Isma

Pas zjarreve dhe stuhisë, Australia përballet me kërcënimin e merimangave helmuese

Urim Isma

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ndan edhe 10 shtëpi për familjet e pastreha në Lipjan

Urim Isma

29 vjet nga rihapja e xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë pas komunizmit (VIDEO)

Kushtrim Guraj

Alarmante: Numër i madh i vetëvrasjeve në Kosovë

Hevzi Hasani

Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkon embargo të armëve ndaj Libisë

Urim Isma

Instituti i Shëndetësisë: Ajri i pashëndetshëm – mos dilni jashtë pa ndonjë nevojë të domosdoshme

Urim Isma