thumbs_b_c_3d731b647cf3f76cd03bc8891db2267b

Spanjë, dënohet kryebashkiakja për fyerje të muslimanëve

Qeveria autonome e Katalonjës në Spanjë gjobiti me 10 mijë euro një kryebashkiake të ekstremit të djathtë për ofendimin e muslimanëve në një program televiziv ku ajo mori pjesë, transmeton Anadolu.

Silvia Orriols, e cila është kryetare e qarkut Ripoll të Girona-s, Katalonjë, dhe që shërben si anëtare e partisë nacionaliste katalonjase të ekstremit të djathtë ‘Aliança Catalana’ në parlamentin lokal të Katalonjës, u gjobit në kuadër të hetimit të nisur kundër saj pas deklaratave të saj islamofobike.

Orriols, e cila u gjobit me 10 mijë euro në përputhje me ligjin që synon të luftojë islamofobinë dhe ksenofobinë në rajonin e Katalonjës, tha për televizionin 8TV se “muslimanët që jetojnë në Katalonjë janë një kërcënim për identitetin katalonjas”.

Në deklaratën e saj me shkrim, Orriols argumentoi se “dënimi që mori ishte një sulm ndaj lirisë së shprehjes”.

Sipas të dhënave zyrtare, ka rreth 700 mijë muslimanë në Katalonjë, rajoni ku jetojnë më shumë muslimanë në Spanjë.