Rtv Pendimi

Speca të mbushur me patate

Përbërësit:

  • • 6 speca të kuq të mëdhenjë
  • • 1 kg patate
  • • 2 qepe
  • • 200 ml salcë domatesh
  • • 100 ml ajkë kuzhine
  • • 2 lugë miell
  • • 2 lugë margarinë
  • • Krip, biber

Përgaditja:

Specat pastrohen nga bishtat dhe farat. Patatet qerohen dhe grihen në katrorka të vegjël. Qepët grihen imët dhe fërgohen në tigan me margarinë derisa të zbuten. Në këtë masë shtojmë miellin, pak krip dhe biber dhe patatet e grira. Pasi të kavërdisen edhe pak i largojmë nga zjarri dhe me këtë përmbajtje i mbushim specat dhe i rendisim në tepsi. I mbulojmë dhe i pjekim në furrë të nxehtë për 1 orë dhe nëse tepron mbushja e qesim përreth specave. Në fund e perziejmë ajkën e kuzhinës me salcën e domateve dhe ju qesim specave përsipër dhe i kthejmë në furrë edhe për 10 minuta të rreshken.

Ju bëftë mirë
KuzhinaShqiptare.com – Mesazhi.com

TË NGJAJSHME