Përbërësit:
400 gr. file pule
300 gr. spinaq
1 ½ hudhër
40 gr. bollgur
Vaj ulliri
1 lugë çaji origano
2-3 domate
Speca (sipas dëshirës)
Përgatitja:
Fillojmë me mishin e pulës, të cilin do ta bluajmë. Deri sa të bluhet mishi, i bëjmë gati specat. I ndajmë në gjysmë, pasi që ashtu edhe do të mbushen. I largojmë farat nga speci.
Shtojmë vajin e ullirit në enë. Pastaj hedhim mishin për ta skuqur. Gjatë skuqjes së mishit, vazhdojmë me pastrimin e specave.
Shtojmë hudhrën, spinaqin, bollgurin, kripën e origanon tek mishi që po skuqet. Vendosim edhe shumë pak ujë, piper të zi, presim deri sa të skuqen 2-3 minuta dhe pastaj vazhdojmë.
Pasi të përfundojë skuqja, vazhdojmë me mbushjen e specave të cilat i kemi pastruar me masën e përzier.
Prejmë domaten të cilën e bëjmë me rende. Masën e fituar të domateve e përziejmë me masën e mbetur në enë. Masën e përzier e vendosim poshtë specave.
Vendosim edhe pak vaj ulliri. Mbulojmë specat me folie. Pjeket në temperaturë 200 gradë, përafërsisht për 30-40 minuta.
Pasi kalojnë rreth 20 minuta, ia largojmë folien, në mënyrë që të vazhdojë skuqja mbi.
E vendosim pa folie, ku piqet edhe për rreth 20 minuta tjera.
Ju bëftë mirë! /te linda/