Nevojiten:
- 4 speca mesatare per mbushje
- 300gr mish te grire
- 300gr oriz
- 400gr domate te konservuara
- 1 qepe e madhe e prere holle
- koper e fresket e grire holle
- majdanoz i fresket i grire holle
- kripe
- piper i zi i sapobluar
- vaj ulliri
Parangrohim furren ne 220°C.
Me ndihmen e nje thike te mprehte, presim pjesen e siperme te specave perreth kercellit ne forme rrethore dhe e vendosim menjane. Pastrojme brendesine e specave nga fijet dhe farat dhe pregatisim mbushjen e tyre.
Ne nje tigan kaverdisim qepen me vaj ulliri derisa te zbutet, shtojme mishin e grire, orizin, kopren, majdanozin, salcen e domateve, kripe, piper te zi, 1 gote uje dhe e gatuajme per rreth 10 minuta.
Mbushim specat me kete perberje dhe i vendosim pjesen e siperme si kapele.
I veme ne tave duke i rradhitur dhe masën e mbetur e shperndajme rreth e qarke specave. Shtojme 1-2 gota uje dhe i pjekim ne furre per rreth 20-30 minuta, apo derisa orizi dhe specat te jene zbutur, duke shtuar uje nese eshte e nevojshme./kuzhinashqiptare/