Rtv Pendimi
Shëndetësi

Specat djegës ruajnë zemrën

Hulumtuesit kanë zbuluar që përbërësit e specit të thatë të bluar, por edhe i llojeve të freskëta djegës dhe jodjegës mund të ulin tensionin e lartë të gjakut dhe nivelin e kolesterinës në gjak.

Studimi i kryer në Universitetin e Hong-Kongut është fokusuar në familjen e substancave të njohur si kapsaicinoide, të cilat specave ua japin djegësinë.

Të gjeturat tregojnë që specat djegës kanë potencial të madh në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës, të cilat janë shkaku numër një i vdekjeve në vendet e zhvilluara.

“Tani kemi pasqyrë shumë më të mirë për efektet e specave në gjene dhe në mekanizmat e tjerë që rregullojnë nivelin e kolesterinës dhe shëndetit të enëve të gjakut. Ky është një nga hulumtimet e para që ofrojnë një informatë të tillë”, tha autori i studimit, dr. Zhen-Yu Chen.

Në hulumtim kanë marrë pjesë dy grupe të brejtësve të cilëve u është dhënë ushqimi i pasur me kolesterinë, nga të cilët njërit grup si shtesë e ushqimeve u janë dhënë lloje të ndryshme të kapsaicinoideve.

Është zbuluar që substancat në mëlmesa ulin nivelin e kolesterinës “së keqe”, ashtu që reduktojnë mundësinë për akumulimin e tij në organizëm.

Po ashtu, ata bllokojnë një gjen i cili nxit kontraktimet e artereve dhe redukton qarkullimin e gjakut deri te zemra dhe organet e tjera, për ç’arsye muskujt relaksohen dhe zgjerohen duke mundësuar qarkullim më të mirë, transmeton Koha.net.

“Kemi konkluduar që kapsaicinoidet u sjellin shumë dobi shëndetit të enëve të gjakut. Megjithatë, nuk u rekomandojmë njerëzve të fillojnë të përdorin speca chilli pa asnjë kontroll. Të ushqyerit e mirë është çështje e balancës dhe specat nuk mund të jenë zëvendësim për ilaçet kundër sëmundjeve të caktuara”, tha dr. Chen. /Telegrafi/

Të ngjajshme

Këto janë ushqimet që personat me artrit nuk duhet kurrsesi t’i konsumojnë

Kushtrim Guraj

Assesi mos hani lakra turshi nëse vuani nga këto sëmundje! Mos luani me shëndetin!

Urim Isma

Benefitet e përdorimit të limonit

Kushtrim Guraj

Bukë e bardhë, e zezë apo integrale, cila është më e shëndetshme?

Urim Isma

Përse kërcëllini dhëmbët gjatë natës dhe si ta ndaloni këtë shprehi?

Urim Isma

Duart dhe këmbët ju janë të ftohta, ndërsa nuk keni probleme me qarkullimin e gjakut! Është e mundshme që vuani nga këto sëmundje!

Urim Isma

Përse fëmijët duhet të pinë qumësht shumë të yndyrshëm

Urim Isma

Shkencëtarët kanë zbuluar mënyrën si të shërojnë verbërinë

Urim Isma

A keni probleme me memorien? Këto janë pesë mënyrat për të forcuar trurin

Urim Isma