Spitalet kosovare po ballafaqohen me mungesë të infermierëve, ndonëse mijëra pacientë në ditë i frekuentojnë Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe spitalet tjera rajonale.
Ministria e Shëndetësisë në tre muajt e parë të këtij viti ka punësuar 60 infermierë, por vlerësohet se spitalet kanë nevojë për 500.
“Spitalet kanë nevojë për 500 infermierë, megjithatë pavarësisht nevojave për infermierë Ministria e Shëndetësisë këtë vit nuk ka plotësuar as gjysmën e tyre. MSH-ja në tre muajt e parë të këtij viti ka punësuar 60 infermierë”, pati thënë më herët Shemsi Veseli, anëtar i Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Mungesa e infermierëve po shkakton vështirësi në ofrimin e shërbimeve nëpër spitalet vendore.
Ahmet Asllani, drejtor i Spitalit të Gjakovës, ka konfirmuar për “Zërin” se gjatë periudhës së pushimeve verore i reduktojnë disa shërbime operative.