Spitali Medicine ishte pjesëmarrës në simpoziumin e dytë të Kardiologjisë Invazive të organizuar nga Shoqata e Kardiologëve të Kosovës, ku u diskutuan tema të ndryshme mbi teknikat, metodat dhe intervenimet e suksesshme, të prezantuara nga Doktorë të njohur vendor dhe ndërkombëtar të kësaj fushe. Nga Spitali Medicine për Kardiologjinë Invazive ligjëroi Doç. Dr. Mahmut Çakmak i njohur ndërkombëtarisht për intervenime të suksesshme në Kosovë dhe jashtë saj.
Disa nga temat që u diskutuan ishin: Kardiologjia Invazive dje, sot dhe nesër; PCI primare në STEMI; Të rejat mbi stentin e riasorbuar për trajtimin e sindromës koronare akute; Aneurizmat dhe disekacionet e aortës ascendente; etj.
Doç. Dr. Çakmak u fokusua në këto dy tema: “Intervenimet perkutane komplekse koronare dhe Bazat e LMCA (trungu kryesor) dhe CTO (Okluzioni Total Kronik) Stentimi”. Prezantoi shembuj konkret nga e kaluara dhe e sotmja me anë të slide-eve të disa prej intervenimeve të suksesshme të bëra në Spitalin Medicine.
Doc. Dr. Cakmak sqaroi pwr tw pranishmit se kur duhet të bëhet Intervenimi Perkutan e kur duhet të ndërmirret Operimi si dhe tregoi saktësisht përqindjet dhe faktorët tjerë që përcaktojnë marrjen e njërit prej këtyre vendimeve.
Për realizimin e këtyre intervenimeve faktorë të rëndësishëm janë: Përvoja e Doktorit, Pajisjet e avancuara, kohëzgjatja, largpamësia e Doktorit në marrje të vendimit për intervenim.
Suksesi i intervenimit në CTO ndahet në dy grupe: Pacientët tek të cilët procesi i mbylljes së arterieve ka filluar brenda vitit dhe atyre tek të cilët ky proces ka filluar për më shumë se 1 vit. 94% kanë sukses rastet të cilat janë diagnostikuar dhe intervenuar brenda vitit për dallim nga grupi i dytë i pacientëve ku suksesi është 85%, të dyja këto shifra të vlerësuara pozitivisht.
Doç. Dr. Mahmut Çakmak tregoi gjithashtu për dy teknikat e njohura intervenuese, siç janë: Antegrade (teknika më e avancuar) e cila kryesisht përdoret në vendet perëndimore dhe Retrograde e përdorur në vendet tjera, ndërsa në Spitalin Medicine përdoret teknika Antegrade.
Përfundimisht, Doç. Dr. Mahmut Çakmak theksoi se falë këtyre intervenimeve niveli i vdekshmërisë ka shënuar rënie të dukshme përgjatë viteve.
Të pranishmit mbetën të kënaqur me ligjërimin dhe përgjigjet e dhëna në pyetjet e tyre rreth temës në fjalë.
Në tërësi ky simpozium u cilësua si i qëlluar dhe shumë i nevojshëm për avancimin e mëtutjeshëm të Kardiologjisë Invazive në Kosovë.