Spotify ka njoftuar se shërbimi i saj tani ka 20 milionë abonentë me pagesë. Njoftimi vjen pas lajmeve të mëhershme sot të cilat thonë se kompania ka marrë fonde shtesë nga investitorët për shërbimin e saj.
Ndër të tjera, Spotify ka njoftuar gjithashtu se numri i përgjithshëm i përdoruesve të shërbimit të saj arrin në 75 milionë përdorues aktivë, kjo shifër përfshin edhe ata që e përdorin shërbimin falas, por edhe ata që janë të abonuar me pagesë.
Spotify ka arritur të dyfishojë numrin e abonentëve të saj me pagesë nga 10 milion në 20 milionë përgjatë vitit të kaluar. Kompania tha se ka paguar më shumë se 3 miliardë dollarë për të drejtat e muzikës që ajo e përdor. (Telegrafi)