Ajo që po i ndodh hoxhës Shefqet Krasniqi, është vazhdimsi e asaj që ju ka ndodhur dijetarëve të dalluar të çdo brezi!
Kujtojmë imamin e njohur Ebu Hanife( në medh-hebin e tij doktoroi hoxhë Shefqeti), se si u maltretua fizikisht dhe psiqikisht. Ngjashëm u sprovua edhe imam Ahmedi dhe shumë e shumë të tjerë pas tij.
Populli ynë ende i ka të freskëta kujtimet për maltretimet fizike e psiqike që u janë bërë hoxhallarëve si: mulla Idriz Gjilanit, Myderriz Haki Sermaxhajt, Hafiz Sabri Koçit, mulla Hajriz Bllacës…
Si atëherë edhe sot jemi të bindur se të drejtit do të ngadhënjejnë dhe nga këto sprova do të dalin më të fortë.
Besojmë në pafajsinë e dr. Shefqetit, lutemi që edhe këtë sprovë ta kaloi si di ai me dinjitet, e burrëri të dëshmuar në luftë dhe në paqe.
Allahu na ruajtë, se Ai është ruajtësi mē i mirë.
Nga Hoxhë Fadil Musliu