Rtv Pendimi

Stop terrorit medial!

Ekstremizmi problem, por kush i ka fajet për të?

Ekstremizmi po na ul imazhin n’botë. Ok, ashtu është. Të keqes natyrshëm i kihet frikë. Por, nëse marrim rastin e fundit, atë të arretsimit të 2 vëllezërve në Gjermani, të cilët, më pas, u liruan për mungesë provash, puna na del ndryshe. Esktremizmi nuk u provua. Ekstremizmi nuk është provuar as në raste tjera, madje, edhe atëherë kur është provuar, si ta zëmë në rastin e Arid Ukës që e kukati Arbana Xharra tash së fundi, fajtor për ekstremizmin nuk janë hoxhallarët. Janë materiale anti-islame të ngarkuara në youtube.

Tani, natyrshëm, shtrohet pyetja: kush e ka fajin për këtë imazh të ekstrmeizmit me të cilin po na identifikon bota?

E keni ju, islamofobë, individë e media, politikanë e gazetarë, analistë e modernistë, ju, që për hesape tuaja të liga ekstremizmin e keni bërë kryetemë, ju, që në mungesë kredibiliteti e legjitimiteti, botës, në shenjë servilizmi, i treguar se mbani bajrakun për ta luftuar fenë tuaj, ju.

Këtyre dy djemve të ri po iu them: shyqyr që s’keni qëllu n’Kosovë, se këtu provë kryesore mjafton të jesh musliman, e nuk do të liroheshit ndoshta as për javë të tëra!

TË NGJAJSHME