thumbs_b_c_03d493659d307738bd058157c4477a67

Strasburg, shpërbëhet kampi i imigrantëve ku qëndronin shtetas nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Bëhet e ditur se kampi me 200 persona, i cili ishte objekt diskutimi mes bashkisë dhe guvernatorit në Strasburg të Francës, ku qëndronin kryesisht imigrantë nga Evropa, u shpërbë nga policia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të “Sud Ouest”, policia bastisi kampin në mëngjes, i cili u ngrit në sheshin Place de l’Etoile përballë bashkisë në maj dhe përbëhej nga imigrantë kryesisht nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Rumania.

Në bastisje, ku morën pjesë shumë policë, policia i detyroi imigrantët dhe fëmijët e tyre të largohen nga kampi.

Kryebashkiaku i Strasburgut, Jeanne Barseghian, dje njoftoi se bashkia ka mundësi të kufizuara për t’u ofruar strehim imigrantëve dhe të pastrehëve të braktisur në rrugë dhe se ata vendosën të ngrenë padi kundër shtetit me arsyetimin se nuk mund të përmbushë detyrën e tij.

Barseghian, i cili u bëri thirrje të zgjedhurve dhe organizatave bamirëse të mbështesin këto nisma, deklaroi se ata do ta çojnë çështjen në gjykatën administrative.