Stresi dobëson kujtesën

Niseni për diçka në kuzhinë dhe harroni se për çfarë keni shkuar? Të gjitha këto ju tregojnë se me kujtesën tuaj nuk është në rregull dhe kjo falë stresit.

Sot nga njeriu kërkohet që të mbajë mend shumë, ndërsa stresi është gjithnjë e më i madh, kështu që nuk është për çudi që gjithnjë e më shumë persona kanë probleme me depresionin dhe ankthet.

Studiuesit thonë se pikërisht stresi është njëri nga shkaktarët më të mëdhenj të kujtesës së dobët. Është dëshmuar se ekspozimi i gjatë ndaj stresit rezulton me kujtesë më të dobët. Edhe studimet e mëhershme kanë treguar se personat me nivel të lartë të kortizonit, i ashtuquajtur hormoni i stresit, kanë rezultate të dobëta në testet e kujtesës. Personat të cilët lëshohen në ekspozimin e vazhdueshëm të stresit gjatë një periudhe nga 3 deri 5-vjeçare me siguri se do të kenë probleme me kujtesën. /zeri