Me vite stresi lidhet me shumë probleme shëndetësore. Tensioni i lartë i gjakut dhe migrena, për shembull, mund të jenë shenja që jemi shumë nën stres. Por, a e keni ditur që një nga vendet e para ku tregohet stresi është pikërisht lëkura jonë. Sa herë që ndihemi me ankth apo keq, hipotalamusi i dërgon sinjal hipofizës, e cila e transmeton më tej te gjëndrat mbiveshkore. Ato pastaj prodhojnë kortizolin, hormonin e stresit.
Pasi që kortizoli injektohet në sistemin tonë, ai komunikon me të gjitha organet tona dhe shkakton inflamacion si reagim ndaj stresit. Inflamacioni çon deri te dëmtimi i qelizave. Inflamacioni afatshkurtër ndihmon në luftë kundër sëmundjes, por inflamacionet kronike dëmtojnë seriozisht trupin dhe janë të lidhura me sëmundjet e ndryshme, siç janë diabeti, artritisi dhe astma.
Aknet, rrudhat, thatësia dhe kruajtja shfaqen me inflamacionin dhe janë tregues i asaj se çka ndodh me të vërtetë brenda. Shumë shpesh përpiqemi t’i fajësojmë ndikimet e jashtme për gjendjen e lëkurës sonë si çokollatën, pluhurin, madje edhe hormonet. Por, shkaku i vërtetë është shpesh emocional.
Mësoni si ta merrni kontrollin ndaj gjërave të cilat janë me të vërtetë nën kontrollin tonë, dhe besoni apo jo, shumë stresues hyjnë në këtë kategori. Filloni me gjërat e vogla, ndërsa ndikimi pozitiv në tru mund të ndihmojë në reduktimin e hormonit të stresit. Ecni në këmbë pesëmbëdhjetë minuta në ditë për të rritur nivelin e endorfinës e cila rregullon gjendjen e mirë shpirtërore. Gjeni mënyrë të shëndetshme për t’u relaksuar. Kjo mund të jetë masazhi, joga apo meditimi, gjithçka që ka efekt qetësues. Dhe gjithashtu bëni gjumë të mjaftueshëm./zeri