Rtv Pendimi
Samet Tours
auto lider
Good life Restaurant
Lajme

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Muslim Shop

Instituti “Yunus Emre” në Tiranë ka organizuar ceremoninë e përcjelljes për në Turqi të studentëve dhe nxënësve shqiptarë në kuadër të programit “Udhëtim në historinë e përbashkët 2”, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesë e aktivitetit ishin përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, përfaqësues të institucioneve arsimore të Shqipërisë, mësues, studentë, nxënës dhe prindër.

Zv.ambasadori i Turqisë në Tiranë, Muammer Hakan Cengiz, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, foli për trashëgiminë kulturore dhe monumentet historike të Turqisë, të cilët pjesëtarët e këtij programi do t’i vizitojnë.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Cengiz tha se “Po hidhni një hap shumë të rëndësishëm për mësimin e gjuhës dhe kulturës turke. Stambolli është një nga qytetet më të rëndësishme të botës”.

Drejtori i Institutit “Yunus Emre” Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, në fjalën e tij tha se për herë të parë një udhëtim i tillë është zhvilluar vitin e kaluar. “Është e vërtetë që jetojmë në shtete të ndryshme, por jemi njerëz të të njëjtit kader”, tha Demirbaş.

Këshilltari për çështjet e arsimit pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Atakan Doğan, theksoi se qëllimi kryesor i institucioneve turke në Shqipëri është që marrëdhëniet kulturore dhe historike t’i çojnë përpara.

Ndryshe, shëtitja “Udhëtim në historinë e përbashkët 2” në qytetet e Stambollit dhe Çanakalasë që do të zgjasë deri më 9 gusht, organizohet nga Instituti “Yunus Emre” Tiranë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, Drejtorisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB).

Pjesë e këtij programi janë 38 persona, kursantë të gjuhës turke pranë Institutit “Yunus Emre” Tiranë, studentë dhe nxënës nga universitete dhe shkolla të ndryshme të Shqipërisë, si dhe disa mësues.

Që nga viti 2009 kur u hap Instituti “Yunus Emre” në Tiranë e deri më sot, janë rreth 1.878 persona që kanë ndjekur kursin e gjuhës turke pranë këtij instituti. Gjuha turke mësohet edhe në universitete dhe shkolla të mesme të Shqipërisë.

Të ngjajshme

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani

Turqia shpall vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak

Kushtrim Guraj

Xhumaja nesër falet me mesazhin për kujdesin në trafik

Hevzi Hasani