Sipas një studimi që do të publikohet në Journal of Social and Clinical Psychology, kufizimi i platformave sociale si Facebook dhe Instagram në 10 minuta në ditë mund të jetë i dobishëm. Ata arritën në këtë përfundim pas monitorimit të 143 përdoruesve të mediave sociale gjatë tre javëve.
Pjesëmarrësit u caktuan në mënyrë të rastësishme në një grup kontrolli, ku përdoruesit mbikqyrnin vet sjelljen e tyre tipike të mediave sociale dhe një grup eksperimental që kufizonte kohën në Facebook, Snapchat dhe Instagram në 10 minuta për platformë në ditë.
Ata që kufizuan përfshirjen e tyre në mediat sociale raportuan më pak ankth, depresion, dhe vetmi. “Rezultatet nga eksperimenti ynë sugjeroi fuqimisht se kufizimi i përdorimit të mediave sociale ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe pozitiv mbi mirëqenien subjektive me kalimin e kohës, veçanërisht në lidhje me zvogëlimin e vetmisë dhe depresionit”, – shpjegoi studiuesit nga Universiteti i Pensilvanisë.
“Në thelb, hulumtimet tona dhe literatura të tjera akademike sugjerojnë se është e lidhur me mënyrën se si përdorim median sociale, ajo që ka rëndësi kur bëhet fjalë për mirëqenien tonë”, shkroi Moira Burke, shkenctare hulumtuese.
Megjithëse studimi zbulon se ne kemi më pak frikë të të qenurit të anashkaluar kur zvogëlojmë përdorimin e mediave sociale, nuk shpjegon pse. Kjo mund të ndodhë sepse kur krahasohemi me të tjerët, shumicën e herës ne përqendrohemi në negativet dhe jo në pozitivet.
Një studim i ngjashëm nga Universiteti i Derby, i bashkëautorizuar nga Dr Zaheer Hussain, një lektor i lartë në psikologji, tha se ‘kënaqësia e jetës’ mund të ndikohet nga një gamë e gjerë e përvojave të lidhura me rrjetet sociale, si për shembull krahasimi social. /Telegrafi