Rtv Pendimi

Suedi, një xhamie i dërgohet letër kërcënuese

Një letër kërcënuese që përmbante pluhur të bardhë u dërgua në një xhami në qytetin Uppsala të Suedisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i xhamisë, Shadi Kasskeen, në deklaratën për televizionin shtetëror SVT, tha se brenda letrës bashkë me pluhurin e bardhë ka dalë edhe një mesazh kërcënues.

“Nuk e kemi prekur pluhurin e bardhë. Ia dorëzuam policisë. Ndërsa në mesazhin kërcënues shkruante ‘Nuk ju duam këtu’. Xhemati i xhamisë u frikësua nga kjo ngjarje. Sepse nuk është hera e parë që përballemi me një gjë të tillë. Xhamia jonë edhe më parë ishte kërcënuar”, u shpreh ai.

Ndërkohë në deklaratën nga policia e Uppsala-s, është përcaktuar se pluhuri i bardhë është i padëmshëm, ndërsa ka filluar hetime për gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimin.

TË NGJAJSHME