Rtv Pendimi
Lajme

Suedi, refugjatja 107 vjeçare ballafaqohet me rrezikun e deportimit

Refugjatja 107 vjeçare afgane, Bibikhal Uzbek, e cila njihet si refugjatja më e vjetër në botë, ballafaqohet me rrezikun e deportimit nga Suedia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas radios shtetërore suedeze SR, refugjates Uzbek, e cila jeton në qytetin Gotland së bashku me nipërit/mbesat e saj, pas 3 javësh do t’i përfundojë afati i lejeqëndrimit të përkohshëm dhe ajo mund të deportohet nga Zyra për Emigrantë. Vitin e kaluar ishte vendosur për deportimin e saj, por pas presionit nga opinioni publik Gjykata Administrative e Migracionit ndaloi përkohësisht deportimin e refugjates së moshuar.

Nipi i 107 vjeçares afgane, Muhammed Uzbek në një deklaratë për radion SR kritikoi qëndrimin e Zyres për Emigrantë ku tha: “Përse nuk i japin lejeqëndrim një gruaje të vjetër e cila vuan nga sëmundja e demencës”.

Ai thotë se gjyshja e tij nuk mund të flasë e as nuk mund të ecë. “Nuk kupton shumë nga ajo që flitet, sytë e saj nuk shohin, e veshët nuk i dëgjojnë. Të paktën duhet t’i zgjasin edhe dy vite lejeqëndrimin”, thotë Uzbek.

Njihet si refugjatja më e vjetër në botë

Uzbek për shkak të përleshjeve në shtetin e saj, dy vite më parë ishte detyruar të ikte dhe së bashku me familjen e saj nëpërmjet rrugëve ilegale arriti në Kroaci. Policia kroate në atë kohë kishte ekzaminuar dokumentet e gruas së moshuar dhe njoftoi se ajo është e moshës 105 vjeçare. Gruaja afgane nga Kroacia shkoi në Suedi, ku edhe bëri kërkesën për azil.

Të ngjajshme

BE, strategjia e rimëkëmbjes në forcimin e teknologjisë së pastër dhe të gjelbër

Kushtrim Guraj

OKB nuk arriti të mbledhë fondin humanitar prej 2,4 miliardë dollarë për Jemenin

Kushtrim Guraj

OKB dërgon mbi 100 maune me ndihma në Idlib

Kushtrim Guraj

Kosovë, seanca për votimin e qeverisë së re do të mbahet të mërkurën

Kushtrim Guraj

Turqia u bën thirrje të rinjve të suksesshëm të vazhdojnë arsimimin në vend

Kushtrim Guraj

Turqia hap një spital tjetër të urgjencave në Stamboll

Kushtrim Guraj

Thaçi: Është hapur rruga për krijimin e qeverisë së re

Kushtrim Guraj

Qeveria e Kosovës shton masa të reja të reciprocitetit tregtar me Serbinë

Kushtrim Guraj

Arabia Saudite hap xhamitë, pezullimi vazhdon në Mekë

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU