Suedi – Vdes në mënyrë të tmerrshme karikaturisti antiislamik

Karikaturisti suedez Lars Vilks, i njohur për antiislamizmin e tij, dhe dy truproja u dogjën për vdekje pas një aksidenti automobilistik.

Lars Vilks dhe dy truproja vdiqën në një aksident me makinë, njoftoi gazeta suedeze “Dagens Nyheter”.

Shefi i policisë Anders Thornber konfirmoi incidentin në një deklaratë dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e dy oficerëve.

Tre persona u dogjën për vdekje dhe një u plagos rëndë kur një kamion dhe një makinë u përplasën në një autostradë pranë vendbanimit Markaryd në rajonin Smaland, njoftoi kanali televiziv suedez “SVT”.

Personi i plagosur ishte shoferi i kamionit, dhe të vrarët në makinë ishin Lars Vilks dhe dy roje policie.

Policia e Smaland njoftoi se po heton incidentin.

Në vitin 2007, gazeta lokale suedeze “Nerikes Allehanda” publikoi karikaturat e Lars Vilks duke ofenduar Profetin Muhamed, që shkaktoi një reagim të madh në botën islame.

Vilks, i cili jetonte në një adresë të fshehtë që nga viti 2007 dhe lëvizte me truprojat e policisë, u protestua në disa programe dhe ka qenë në objektiv të sulmeve me vezë.